Siguri

Ngadalësim botëror i internetit, fajtor Anonymous?

Publikuar , 05 Prill 2012
0
Ngadalësim botëror i internetit, fajtor Anonymous?

Rrjetet në Amerikën Veriore, Evropë dhe veçanërisht në Azi ishin duke funksionuar me shpejtësi dukshëm më të ngadalshme gjatë të enjtes. Sipas uebfaqes vëzhguese Internet Traffic Report, Shtylla kibernetike në Azi ishte goditur fuqishëm,  duke pasur kështu një humbje të pakos prej 33% ose më tepër.

Anonymous, një grup ky i hakerëve të ndryshëm, sipas ABC News, ka marrë përgjegjësinë për shpartallimin e 500 uebfaqeve kineze gjatë të enjtes.

“E dashura qeveri kineze, ju nuk jeni të pagabueshëm, sot uebfaqet janë të hakuara, nesër do të jetë regjimi juaj i ndyrë që do të dështojë,” thuhet në një porosi të vendosur në ballinat e faqeve të sulmuara.

Porositë e tjera i përkrahnin qytetarët kinezë që t’i bashkohen revolucionit kundër qeverisë kineze dhe kishin lënë udhëzime për të tejkaluar kufijtë në internet të vendosur nga qeveria kineze për të bllokuar qasjen e lirë të qytetarëve kinezë në ueb.

Nëse një sulm i këtillë mbahet në një shkallë madhore, ai mund të ketë pasoja për shpejtësitë e internetit në mbarë botën. Një porosi prej dy fjalëve e vendosur në llogarinë e grupit Anonymous në Twitter mund ta mbështetë atë teori: “Mos bëni panikë,” me një buzëqeshëse./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Miliona iPhone, iPad dhe Macbook rrezikohen nga hakerët

Lajmet e fundit>