Blog

Ngjarjet në Japoni do të ndikojnë edhe në tregun e pajisjeve teknologjike

Publikuar , 14 Mars 2011
0
Ngjarjet në Japoni do të ndikojnë edhe në tregun e pajisjeve teknologjike

Por duke pasur parasysh natyrën teknologjike të mediumit tonë (PCWorld Albanian), ne jemi më të fokusuar në ndikimet që do të shfaqen në industrinë elektronike si rrjedhojë e shkatërrimeve në Japoni – industri e cila ka reaguar me miliona dollarë në kesh dhe shërbime për të ndihmuar në rimëkëmbjen e shtetit. Deri tani, Canon, Panasonic dhe Sony kanë dhuruar secila nga 3.67 milion dollarë. Sony gjithashtu ka theksuar se do të mbështesë me të holla edhe punëtorët e saj e gjithashtu edhe Mitsubishi me një shumë prej 6.1 milion dollarë. Në anën e pajisjeve, Sony ka dhënë si donacion 30,000 radio, kurse Panasonic 10,000 radio, 10,000 drita të xhepit dhe 500,000 bateri. NEC, Kyocera dhe Epson veçmas janë duke ndarë mbi 870,000 euro në vlerë të fondeve, kompjuterëve dhe pajisjeve tjera të IT-së dhe telekomit.

Por gjersa është ende herët të përcaktohet shuma e vërtetë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti,c cunami dhe telasheve të vazhdueshme me reaktorët bërthamor në industrinë botërore të teknologjisë, gjërat me kalimin e kohës megjithatë po qartësohen.

Deri më tani sigurisht se keni lexuar apo dëgjuar diku në internet se tregu do të vuaj nga mungesa të komponeteve që do të shtyjnë dhe/apo do të rrisin çmimin e pajisjeve tona më të pëlqyera. NAND 32GB veçse ka pësuar një rritje çmim prej 18 për qind, dhe kjo është konfirmuar nga DRAMeXchange që ka bërë të ditur se Toshiba ka ndaluar punën në një fabrikë të çipave në prefekturën Iwate. Sa për informatë: Japonia furnizon mbi 40 për qind të tregut botëror me NAND Flash, dhe shumica prej kësaj i takon prodhuesit Toshiba – që është edhe furnizuesi kryesor që qëndron në iPad 2. Gjersa Toshiba thotë se fabrikat nuk kanë pësuar ndonjë dëm të theksuar, ajo konfirmon se është në pritje të qetësimit të situatës dhe se nuk mund të përcaktojë datën e saktë të fillimit të prodhimit.

LEXO EDHE:  AMA gjobit tre televizione për gjuhë urrejtjeje dhe reklama padeklaruara

Natyrisht, integriteti i fabrikave është vetëm një copë e gjëegjëzës së procesit të prodhimit. Fabrikat ende duhet të kenë materialin bazë që nevojitet bazohet në sistemin e transportimit të përbërë nga hekurudhat, rrugët dhe portet, e që të gjitha kanë nevojë për derivate dhe rrymë. Për këtë të fundit Tokyo Electirc ka thënë se ka humbur 27 për qind të kapacitetit të saj të gjenerimit të rrymës, duke lënë kështu tregun me 10 milion kilovat më pak energji elektrike. Si rezultat i kësaj Tokio, ku janë të vendosura me qendër shumë kompani elektronike, dhe tetë prefektura tjera do të vuajnë reduktime energjetike deri në fund të prillit – ndoshta kjo periudhë do të zgjatet për shkak të rritjes së kërkesës për energji për shkak të rritjes së temperaturave. Reduktimet do të zgjasin prej tre deri në gjashtë orë. Toshiba dhe Sony veçse kanë bërë të ditur bashkëpunimin e tyre me qeverinë për të ndalur funksionimin e fabrikave joesenciale dhe që konsumojnë energji, si dhe ndaljen e operacioneve që nuk ndërlidhen me aktivitetet shoqërore dhe ekonomike.

Përveç mungimit të furnizimeve për flash memorie, ne po vërejmë edhe një pamje më të detajuar të komponeteve tjera të prekura nga ngjarjet e fundit. Sony ka stopuar apo kufizuar prodhimin në tetë fabrika të prodhimit derisa të analizojë dëmet dhe derisa të rregullohet furnizimi me rrymë. Ky kufizim do të prek njësitë e prodhimit të shiritave magnetik, filmave optik, diodave laserike, baterive rimbushëse hekur-litium,CD-të, DVD-të dhe Blu-ray disqet. Panasonic, Fujifilm, Nikon dhe Canon, gjithashtu kanë ndalur punën në disa prej fabrikave të tyre, duke përfshirë edhe ato që prodhojnë thjerrëza të ndërrueshme dhe ketrixha ikjet për printerë. Sipas asaj që po shihet nga tregu, këto fabrika do të qëndrojnë të mbyllura për pak javë, e ka gjasa edhe për një muaj.

LEXO EDHE:  Për 10 vite robotët do të zënë më shumë se 20 milion vende pune

Natyrisht ngjarjet mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, kështu që qëndroni me PCWorld Albanian për të kuptuar ndikimet më të fundit në tregun e elektronikës pas ngjarjeve në Japoni. Mos harroni të na ndiqni edhe në Facebook apo Twitter.

Lajmet e fundit>