Biznes

Ngrihen asetet e Facebook

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
Ngrihen asetet e Facebook

Një gjykatës në Nju Jork ka marr një vendim të përkohshëm për ngrirjen e aseteve të Facebook. Lëvizja, e cila nuk duket se ka ndaluar individët që të tregtojnë aksionet e tyre në një kompani private, është rezultati i një padie të vendosur nga një person nga Nju Jorku që pretendon se ka rreth 84 për qind të pronësisë së rrjetit social.

Paul D Ceglia ka paraqitur një padi në fund të muajit që shkoi në Gjykatën Supreme të New York Allegany Country. Ai pretendon se një kontratë që ka nënshkruar ai në vitin 2003 me themeluesin dhe shefin ekzekutiv të Facebook, nënkupton se ai është pronar i kompanisë dhe mbanë të drejtën e dëmeve. Facebook ka kërkuar për vendosjen e çështjes në një gjykatë federale.

z. Ceglia ka pretenduar se ai ka nënshkruar një kontratë me Zuckerberg në vitin 2003 për të zhvilluar dhe dizajnuar një ueb faqe. Ai thekson se ai ka paguar një taksë prej 1.000 dollarë dhe ka pasur një pronësi prej 50 prë qind në produkt, duke përfshirë interesat, derisa është kompletuar ueb faqja.

Një zëdhënës i Facebook, ka thënë për Wall Street Journal se “Ne besojmë se çështja është e pavlerë dhe se do ta luftojnë deri në fund”.

Ceglia është gjithashtu temë e një rasti që është duke u hetuar dhe që ka të bëjë me konsumator të kompanisë së tij të derivateve, për të cilët thuhet se kanë paguar më shumë se 200.000 dollarë për të mira që sjanë dërguar asnjëherë.

LEXO EDHE:  Administrata Trump i jep goditjen e radhës Huawei-t

Lajmet e fundit>