Biznes

Ngushtohen diferencat, Vodafone Albania dhe One Telecommunications i ndajnë vetëm 54 mijë abonentë

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Dhjetor 2021
Mesatarisht në tre mujorin e tretë të 2021 përdoruesit kanë konsumuar 185 minuta, rënie me 1%, 18 SMS, rënie me 22.6% dhe 6.94GB internet ose rritje me 74.9%. shifrat janë të krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ngushtohen diferencat, Vodafone Albania dhe One Telecommunications i ndajnë vetëm 54 mijë abonentë

Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në tre mujorin e tretë të 2021 ishte 3.4 milionë, një rritje me 6.8% krahasuar me tre mujorin e kaluar sipas raportit të fundit të AKEP.

2.68 milionë prej tyre janë përdorues aktivë të shërbimeve celulare. Sipas kartave SIM Vodafone Albania është operatori më i madh me 1.49 milionë abonentë ndjekur nga One Telecommunications me 1.36 milionë abonentë dhe ALBtelecom me 550 mijë abonentë.

Bazuar në përdorimin aktiv të shërbimeve celulare, Vodafone Albania përsëri mban kryesimin edhe pse me një diferencë tashmë të ngushtuar. Operatori ka 1,15 milionë përdorues aktivë, një rënie me 4.8% krahasuar me një vit më parë ndjekur nga One Telecommunications me 1,09 milionë përdorues aktivë dhe rritje prej 18.4% krahasuar me vitin e kaluar. ALBtelecom numëron 429 mijë abonentë aktivë, një rritje me 4.4% krahasuar me vitin e kaluar.

Vodafone Albania ka përqindjen më të lartë të përdoruesve me kontratë dhe si rezultat përqindjen më të ulët të atyre me parapagesë prej 67%. ALBtelecom vjen i dyti me 78% të përdoruesve me parapagesë dhe One Telecommunications me 80%.

Mesatarisht në tre mujorin e tretë të 2021 përdoruesit kanë konsumuar 185 minuta, rënie me 1%, 18 SMS, rënie me 22.6% dhe 6.94GB internet ose rritje me 74.9%. shifrat janë të krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Tregu i telefonisë celulare dy vitet e fundit është bërë më konkurrues me hyrjen e operatorit One Telecommunications, ish Telekom Albania. Konkurrenca është shtuar edhe në segmentin e shërbimeve fikse ku përfshihen telefoni, internet dhe TV me blerjen e ABCom nga Vodafone Albania.

LEXO EDHE:  AKEP: Sektorët ku 5G mund të sjellë një ndikim të shpejtë

Ditën e djeshme 4iG konfirmoi atë që spekulohej prej kohësh, blerjen e ALBtelecom nga kompania Hungareze të 80% të aksioneve. Kujtojmë se që prej 2007 ALBtelecom është pjesë e grupit Turk Çalik. Detajet e marrëveshjes nuk u bënë publike por mbetet për tu parë sesi do të ndikojë në tregun celular dhe fiks hyrja e një tjetri lojtari të ri në pak se 2 vite. /PCWorld Albanian