Biznes

Ngushtohet diferenca mes Vodafone Albania dhe One Telecommunications, rritet konsumi i internetit celular

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Shtator 2021
Një trend që vitet e fundit ka fituar terren është pajisja e abonentëve individualë me numra me kontratë. Ngushtohet diferenca mes Vodafone Albania dhe One Telecommunications, rritet konsumi i internetit celular

Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave në Shqipëri ishte 3,19 milionë, një rritje me 0.7% krahasuar me tre mujorin e kaluar dhe 0.9% me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Përdoruesit aktivë të shërbimeve celulare gjatë tre mujorit të dytë të 2021 ishte 2,46 milionë, një rënie me 1.4% krahasuar me tre mujorin e parë të vitit por rritje me 8.6% krahasuar me një vit më parë.

Mesatarisht përdoruesit konsumuan 193 minuta dalëse, 19 SMS dhe 5.94GB internet në muaj. Rritje të madhe të konsumit pati internetit celular me 15.4%.

Vodafone Albania betet operatori më i madh në vend me 1,38 milionë abonentë sipas kartave SIM dhe 1,14 milionë abonentë aktivë të shërbimeve celulare.

Gjatë vitit të kaluar është vënë re një ngushtim i diferencës mes dy operatorëve të mëdhenj. One Telecommunication, operatori i dytë për nga numri i abonentëve, u rrit me 18% krahasuar me një vit më parë në 1,23 milionë abonentë sipas kartave SIM dhe 1,003 milionë abonentë aktivë.

Vodafone ka pësuar rënie me 10% në numrin e abonentëve sipas kartave SIM ndërsa mbetet stabil në numrin e abonentëve aktivë.

Operatori i tretë ALBtelecom kishte 545 mijë abonentë sipas kartave SIM ku 413 mijë prej tyre janë përdorues aktivë. Krahasuar me një vit më parë ka shënuar rritje me 6.3% në numrin e abonentëve aktivë.

Një trend që vitet e fundit ka fituar terren është pajisja e abonentëve individualë me numra me kontratë. Vodafone ka numrin më të vogël të abonentëve pa kontratë ose 68%. Më pas vjen ALBtelecom ku 77% e e abonentëve janë pa kontratë ndjekur nga One me 80%.

LEXO EDHE:  Pas ABCom Vodafone Albania blen një tjetër operator

Sa i takon konsumin është vënë re një rritje e ndjeshme në konsumin e internetit celular. Krahasuar me një vit më parë konsumi është rritur me 48.3%. /PCWorld Albanian