Harduer

Nielsen tregon ndryshimin sa i përket televizorit tradicional

Publikuar , 16 Shtator 2012
0
Nielsen tregon ndryshimin sa i përket televizorit tradicional

Numri i shtëpive në Shtetet e Bashkuara që nuk marrin shërbimin e televizorit tradicional vazhdon të rritet, por kjo nuk do të thotë që këto shtëpi s’kanë televizorë.

Ndërmarrrja Nielsen tha në një raport gjatë ditës së martë që tre çerekë të 5 milionë shtëpive të marra për studim nuk marrin sinjalin televiziv përgjatë valëve ajrore ose kabllove, ndërmarrjeve satelitore ose telekomunikuese, por kjo nuk nënkupton që këto shtëpi s’kanë TV.

Shumë nga këto shtëpi kënaqen me përdorimin e TV-ve të tyre për lojëra ose të marrin programet përgjatë DVD-ve ose shërbimeve si Netflix ose Apple TV, tha Dounia Turril, që është zëvendës presidentja e lartë për depërtimet në klientë në Nielsen.

Raporti i ndërmarrjes tregon se si natyra e shërbimeve televizive është me ngadalësi duke ndryshuar.

Përpara se përqindja të fillojë të shënojë rënie rreth tre vite më parë, më tepër se 99 për qind e TV shtëpiake morën sinjalet e TV-ve tradicionalë. Tani kjo ka rënë nën 96 për qind.

Sipas Nielsen, si shkaktar i kësaj rënieje është po ashtu ekonomia.

Për shkak të ndryshimeve, Nielsen është duke e konsideruar përkufizimin e ri të asaj që merret për televizionin shtëpiak për t’i përfshirë njerëzit që marrin shërbimin përgjatë Netflixit ose shërbimeve të ngjashme në vend të sinjaleve të TV-ve tradicionalë, tha Turrill. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Shitja e Telekom Albania, Deutsche Telekom ende ska marrë vendim

Tags >

TV
Lajmet e fundit>