Softuer

Nike+, në telashe me avancimin iOS4

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
Nike+, në telashe me avancimin iOS4

Sipas përdoruesve, avancimet në versionin më të ri të iOS kanë shkaktuar probleme me mjetet sinkronizuese ushtruese të Nike, për shembull ka pasur raste të humbjes së historisë së ushtrimeve, humbje të lidhjeve apo humbje të sinjaleve me sensorin Nike+ dhe humbje të sinjalit me Nike+ remote.

Shumica e problemeve duket të jenë paraqitur në iPod Touch dhe iPhone 3GS, por ka pasur edhe disa përdorues me iPhone 4 që kanë përjetuar probleme të ngjashme.

Anomali tjera të raportuara përfshijnë probleme, siç është klikimi i vetëm i regjistruar si klikim i dyfishtë, përpunimi i butonit pause/play është esencialisht i papërdorshëm, humbje të sinkronizimit të të dhënave, çështje me marrje ekstreme të kohës për të përfunduar dhe humbur ndarjet iTunes Nike+, etj. Të dhënate volumit gjithashtu janë resetuar dhe janë paraqitur ekstrem të larta. Raporte tjera kanë përfshirë edhe distanca të paregjistruara përgjatë kohëve të sakta, distanca totale të dyfishuara në mënyrë aritficiale dhe pëcjellje të kilometrave të rikthyera në pëcjellje me mile.

Moderatorët e Nike+Pro janë përgjigjur në forum, duke shpjeguar se ata nuk kanë pasur një qasje më të hershme për të larguar problemet, dhe se ana softuerike e Nike+ është veçanërisht një aplikacion i koduar nga Apple. Ata kanë njohur pesë çështje esenciale me avancimin. Softueri përcjellë si duhet totalet e ushtrimeve, por nuk përpunon vlerësimet përfundimtare dhe Watch Remotre do të sinkronizojë por do t’i kërkojë në përgjithësi përdoruesit që të rivendos lidhjen pas një ristartimi të detyruar.

Ndarja e zhdukur e iTunes do të paraqitet pasi të dhëna të reja të sinkronizohen nga një ushtrim nën iOS4. Reset dhe ristart duket se janë të nevojshëm për të arritur deri në pikën e përditësimit dhe avancimit të të dhënave për të shënuar ecjen dhe vrapimin e numrave, që tani janë të pakalibruar.

LEXO EDHE:  WhatsApp eksperimenton me mesazhet që vetëshkatërrohen

Gjers profesionistët e Nike+forum i kanë përcjellë informatat e problemit tek Apple, ata momentalisht janë duke rekomanduar një reset të plotë të të dhëanve në një pajisje me iOS, një restart të detyruar dhe një seri të prekjeve të shpejta në pjesën e prapme të sensorit – por jo një prekje të gjatë dhe të fortë në sensor, që vendos në fjetje pajisjen – si dhe një rilidhje të sensorit.

Lajmet e fundit>