Harduer

Nikkon D780 është ajo çfarë “videografët” kanë pritur prej kohësh

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Janar 2020
0
Aparati ka një shpejtësi më të lartë shkrepjeje prej 1/8000 dhe 10 efekte speciale. D750 del në shitje në fund të Janarit për 2,300 dollarë trupi ose 2,800 dollarë me një lente AF-S Nikkor 24-1200mm f/4G. Nikkon D780 është ajo çfarë “videografët” kanë pritur prej kohësh

Nikon D780 DSLR ka mbërritur më në fund dhe do të sjellë shumë teknologji nga kamerat pa pasqyrë Z6 dhe Z7. Disa prej tyre janë 4K me dalje 10-bit si dhe autofokus të fytyrës dhe shikimit.

Pavarësisht se ka një pasqyrë, mund ta shikoni si një ekuivalent i Nikon Z6 pa pasqyrë. Për të filluar vjen me një sensor 24.5-megapiksel CMOS dhe procesor Expeed 6 imazhi.

DSLR ka një sistem autofokusi prej 237 pikash. Sensori ka sensitivitet më të lartë ndaj dritës me një rang standard ISO nga 100 deri në 51,200 e cila mund të zgjerohet deri në 204,000. Këto shifra janë katër herë më të larta sesa D750.

Por pjesa më e madhe e përmirësimeve të D780 me D750 janë në aspektin e videos. Ndërsa modalitetin optik është paska më i shpejtë prej 7fps, në live view mund të arrijë deri në 12fps.

D780 ka një ekran 3.2-inç si D850 me prekje. Por ekrani nuk mund të kthehet në anën tjetër dhe nuk është ideal për vlogging.

Në video aparati ofron 6K të shkrirë në formatin 4K. Ashtu si në Z6, mund të eksportoni video 10-bit me milairda ngjyra përmes HDMI në regjistrues të jashtëm.

Gjurmimi optik i autofokusit ka 51 pika dhe të njëjtin algoritëm të nivelin pro Nikon D5. D750 ka dy porta për kartat UHS II SD, një konektor USB-Type C dhe një bateri që përballon 2,260 shkrepje.

Aparati ka një shpejtësi më të lartë shkrepjeje prej 1/8000 dhe 10 efekte speciale. D750 del në shitje në fund të Janarit për 2,300 dollarë trupi ose 2,800 dollarë me një lente AF-S Nikkor 24-1200mm f/4G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkëthemeluesi i Apple padit YouTube

Tags >

Nikkon