Harduer

Nikon hedh në treg kamerën dixhitale Android Powered Coolpix s800c

Publikuar , 24 Gusht 2012
0
Nikon hedh në treg kamerën dixhitale Android Powered Coolpix s800c

Përmirësimi i kamerave është një element thelbësor i çdo brezi të ri smartfonësh dhe në ritmin e tanishëm, nuk është shumë e vështirë të imagjinosh një të ardhme në të cilën kamerat kap-dhe-shkrep janë thjesht një relike se si i përdornim për të kapur foto.

Për më tepër, nuk ka asgjë që i ndalon prodhuesit e kamerave të integrojnë aftësitë e smartfonëve në kamerat dixhitale dhe pikërisht kjo, është ajo që Nikon ka bërë me aparatin e tij të ri Android Powered Coolpic S800c.

Ju nuk mund të bëni telefonata me Coolpix S800c, por ajo i përgjigjet fotografëve, të cilët duan të jenë në gjendje të ngarkojnë fotot e tyre lehtësisht dhe shpejt në Facebook apo rrjetet e tjera sociale, ashtu siç mund ta bëjnë me smartfonët e tyre. Ju mjafton vetëm një lidhje Wireless (Wi-Fi).

“Me Coolpix S800c e ri, Nikon ka dizenjuar një aparat fotografik për përdoruesit të cilët kërkojnë të kapin imazhe mahnitëse dhe video me një kamera dixhitale kompakte por gjithashtu kërkojnë t’i ndajnë ato me miqtë dhe familjarët e tyre në një mënyrë të thjeshtë”, deklaron Bo Kajiwara, Zv. President i Marketingut, Panifikimit dhe Eksperiencës së Konsumatorëve, Nikon Inc. “Tani përdoruesit mund të lidhen lehtësisht dhe në moment me rrjetet e tyre sociale përmes lidhjes në Wireless si dhe të përfitojnë nga ky avantazh i sistemit operativ Android. S800c e re është me të vërtetë mënyra më e thjeshtë për të ndarë foto mahnitëse nga vendi ku i kapni ato.”

Kamera në vetvete ka një ekran OLED me prekje, 3.5-inç, sensorë të ndriçuar 16MP CMOS, zoom optic 10x NIKKOR, regjistrim video me zë Full HD 1080p, vend për karta memorje SD/SDHC dhe shumë karateristika të tjera ende për t’u zbuluar.

LEXO EDHE:  Hakohet llogaria në Twitter e shefit të Twitter

Android është pikëshitja origjinale, duke i dhënë përdoruesve një vend të mirë për të luajtur dhe për të ndarë fotot e tyre. Ju mund të instaloni gjithashtu aplikacione për fotografi dhe rrjete sociale nga Google Play, si dhe të lundroni në ueb, – deklaron Nikon.

Coolpix S800c do të jenë në dispozicion në shtator me çmimin 350$, sipas ndërtuesit të produktit (MSRP – Manufacturer’s suggested retail price). (PCWorld Albanian)

Tags >

kamera
Lajmet e fundit>