Blog

Nikon ofron kurset e fotografisë falas gjatë muajit Prill

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Prill 2020
0
Disa kurse mbulojnë produkte specifike të Nikon por shumica prej tyre ju mësojnë gjëra fundamentale për fotografinë Nikon ofron kurset e fotografisë falas gjatë muajit Prill

Nikon ditën e sotme i bëri disa kurse fotografike online falas deri në fund të muajit Prill. Deri më 30 Prill plot 10 kurse fotografie në Nikon School do të jenë pa pagesë.

Zakonisht këto kurse kushtojnë mes 15 deri në 50 dollarë secili. Çdo klasë ofrohet nga një fotograf profesioniste dhe jep leksione të detajuara të cilat mund tu ndihmojnë të realizoni foto më cilësore dhe të bukura.

Disa kurse mbulojnë produkte specifike të Nikon por shumica prej tyre ju mësojnë gjëra fundamentale për fotografinë.

Për shembull ju mësojnë sesi të fotografoni kafshët apo sesi të bëni një video muzikore. Edhe nëse nuk keni një kamera Nikon këto kurse ja vlen të ndiqen.

Nëse jeni të interesuar ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të Nikon ku të regjistroheni me emër dhe adresë e-maili për të parë kurset. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft publikon trailerin e parë të Age of Empires 4

Tags >

Nikon