Harduer

Nikon prezanton DSLR flagship D6

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shtator 2019
0
Kompania nuk foli për specifikat e saj por pritet të jetë një hap i madh përpara krahasuar me modelin D5 i cili është katër vite i vjetër. Nikon prezanton DSLR flagship D6

Nikon prezantoi ditën e sotme kamera e radhës profesionale, modelin D6, i cili premton të jetë DSLR më i avancuar sot në botë.

Kompania nuk foli për specifikat e saj por pritet të jetë një hap i madh përpara krahasuar me modelin D5 i cili është katër vite i vjetër.

Që atëherë teknologjia e sensorëve dhe procesorëve ka avancuar në mënyrë drastike prandaj nga kjo kamër pritet teknologjia e gjurmimit “eye tracking” si dhe autofokus dhe shpejtësi shkrepjeje të lartë.

Kamerat me pasqyrë ende nuk mund të përballen me shpejtësinë e shkrepjes së DSLR-ve dhe saktësinë e fokusit. Me tregun e kamerave të mesme dhe të ulëta, aparati i ri pritet të jetë jetik për Nikon.

D5 kushton 6,000 dollarë dhe mund të realizonte foto 20.8-megapiksel me 12fps ekspozim automatik dhe autofokus. Në D6 këto marxhina pritet të jenë disa herë më të larta.

Përveç aparatit, Nikon pritet të shesë edhe disa lente të shtrenjta të orientuara drejt performancës. Prandaj prezantoi edhe lentën AF-S Nikkor 120-300mm f/2.8E për fotografët e jetës së egër dhe aktiviteteve sportive.

Nikon gjithashtu prezantoi lentën Nikkor Z 24mm f/1.8S me kënd të gjerë për kamera Z6 dhe Z7. Detajet rreth D6 si çmimi apo specifika të tjera të lentës 120-300mm mungojnë. Por modelin 24mm Nikkor Z do të shitet në Tetor për 1,000 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Versioni i ardhshëm i Android nuk do të ketë një buton për tu kthyer pas

Tags >

Nikon
Lajmet e fundit>