Harduer

Nintendo ka përzgjedhur procesorin Tegra për versionin e ri të DS

Publikuar , 15 Tetor 2009
0
Nintendo ka përzgjedhur procesorin Tegra për versionin e ri të DS

“Duke pasur parasysh faktin se hardueri i Nintendo DS është i bazuar në bërthama 16-bit dhe 32-bit ARM, duket se gjenerata e ardhshme DS do të jetë kompatibile me librarinë e aplikacioneve të DS” shkroi Valich në Bright Side of News.

“Të gjitha aplikacionet që kanë arritur tek DS i vjetër punojnë në një bërthamë të vetme ARM11, dhe vazhdojnë më të njëjtin hap edhe në CorTex-A9 të bazuar në Tegra, duke lënë sub-sistemin grafik të bëjë “diçka më të mençur”.

Valich shpjegoi se gjenerata e dytë e çipave Tegra do të duhej të bëjë një “bazë të shkëlqyer” për gjeneratën e ardhshme DS.

“Me Gen2, Tegra ofron një grusht të mirë grafik; hardueri i bazuar në GeForce 9 (Dizajn të përshtatur në CUDA), do të mundësojë një eksperiencë më të mirë në ekrane të vogla, me ç’rast edhe nuk do të lëmë anash mundësitë për të pasur 4X Anti-Aliasing dhe 8X Anisotrpic Filtering në sistemin me dy ekrane” tha Valich.

Në anën tjetër, për çudi Nvidia ka hedhur poshtë mundësitë për të miratuar apo hedhur poshtë këto thashetheme mbi marrëveshjen e quajtur Tegra-DS.

LEXO EDHE:  Razer prezantoi gjeneratën e dytë të telefonit të lojërave

Lajmet e fundit>