Harduer

Nintendo ka shitur 34.74 milionë konsola Switch

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Prill 2019
0
Kjo performancë ndihmoi kompaninë të gjenerojë 10.7 miliardë dollarë të ardhura, një rritje prej 1.3 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar. Nintendo ka shitur 34.74 milionë konsola Switch

Nintendo ka shitur 2.47 milionë konsola Switch në tre muajt e parë të 2019-ës duke dërguar në 34.74 milionë në total.

Për të njëjtën periudhë vitin e kaluar Nintendo ka shitur 2.93 milionë konsola. Switch ka arritur të kalojë edhe Nintendo 64 për nga shitjet historike dhe me shumë gjasa vitin e ardhshëm mund të kalojë edhe SNES i shitur 49.1 milionë njësi.

Gjatë raportimit të financave të kompanisë Nintendo foli për shitjet e fuqishme të softueri si Super Smash Bross. Ultimate dhe Pokemon: Let’s Go që u shit në 13.81 milionë dhe 10.63 milionë njësi respektivisht.

Kjo performancë ndihmoi kompaninë të gjenerojë 10.7 miliardë dollarë të ardhura, një rritje prej 1.3 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar.

Fitimi i kompanisë ishte 2.2 miliardë dollarë. Nuk është vetëm Switch që po gjeneron një pasuri të vërtetë për Nintendo por edhe familja 3DS dhe 2DS me 2.55 milionë shitje së bashku vitin e kaluar dhe NES dhe SNES Classic Editions me 5.95 milionë shitje të kombinuara.

Për vitin e ardhshëm Nintendo ka vendosur objektiv shitjen e 18 milionë konsolave Switch. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gabimi trashanik i Samsung ekspozon S10 dhe Note 10 përballë iPhone 11

Tags >

Nintendo
Lajmet e fundit>