Harduer

Nintendo mbyll një epokë me konsolën 3DS

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Shtator 2020
0
Pavarësisht gjithë këtyre, konsola nuk e nisi mirë. Shumë përdorues u ankuan se efekti 3D i bën të sëmurë dhe Nintendo këshillon mos përdorimin e saj nga fëmijët nën 6 vjeç. Nintendo mbyll një epokë me konsolën 3DS

Nintendo ka ndaluar prodhimin e konsolës 3DS pas 76 milionë njësive të shitura përgjatë një periudhe afro 10 vjeçare.

Lajmi erdhi nga vetë firma e cila tha se prodhimi i familjes së sistemeve Nintendo 3DS ka përfunduar.

Pajisja kishte një teknologjia e cila mundësinë që njerëzit të shikonin përmbajtje 3D por pa pasur nevojë për syze të veçanta.

Fundi i konsolës është pritur prej kohësh.

Efekti 3D stereoskopik është arsyeja pse kjo konsolë pati kaq shumë popullaritet. Iluzioni optik funksionon vetëm nga një kënd shikueshmërie.

Nuk tregohej dot në një foto dhe video po impresiononte këto që e kishte në duar. Konsola kishte edhe funksione eksperimentale si realiteti i shtuar, kamerat e dyfishta 3D duke krijuar një eksperiencë të pasur lojërash.

Pavarësisht gjithë këtyre, konsola nuk e nisi mirë. Shumë përdorues u ankuan se efekti 3D i bën të sëmurë dhe Nintendo këshillon mos përdorimin e saj nga fëmijët nën 6 vjeç.

Në gjashtë muaj nga debutimi çmimi i konsolës u reduktuar mes 100 deri në 150 dollarë. Në 2012 një version më i madh u lançuar dhe Nintendo për herë të parë debutoi shkarkimet dixhitale të lojërave.

Deri në Qershor të 2020 e gjithë familja kishte shitur 76 milionë kopje duke lënë në hije konsolën e të njëjtës epikës WiiU që shiti më pak se 14 milionë kopje.

Por konsola moderne Nintendo Switch lançuar në 2017-ën shiti më shumë se 60 milionë kopje dhe pavarësisht se kompania nuk e shihte si zëvendësues të 3DS, koha ka provuar të kundërtën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shefi për mbrojtjen e të dhënave u bën thirrje institucioneve federale Gjermane të mos përdorin WhatsApp