Softuer

Nintendo nuk ka plane për të zhvilluar lojëra për iOS

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
Nintendo nuk ka plane për të zhvilluar lojëra për iOS

Në një takim të mbajtur së fundi me aksionarët e kompanisë, ekzekutivi i Nintendo-së mori një qasje të ngjashme me Apple, për softuerin e vet dhe tha se lojërat e Nintendo-së ishin të pandashme nga hadueri. Pajisjet e tyre, sipas tij, kanë gjasa minimale të përfitojnë nga Nintendo.

“Nintedo është definuar nga hardueri dhe softueri i saj i integruar” tha Iwata. “Të tjerët janë të papërshtatshëm me vlerat që Nintendo vendos në harduerin e saj. Ne nuk do të prodhojmë sofuter për asnjërin prej tyre”.

Thirrja për përkrahje ka ardhur kur aksionarët ishin kurioz të kuptonin nëse Nintendo do të përkrahë platforma tjera “interesante”. Por duket se kjo kompani është ende e përkushtuar në platformën e luajtjes mobile DS Series, por ajo është përballur me rënie të vazhdueshme të shitjeve.

Shumica thonë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me harduerin gjashtë vjeçar të DS, por gjithashtu edhe me efektin e iPhone dhe iPod-ve, pasi që gejmerët me DS kanë vetëm platformë për luajtje, kurse me iPhone e iPod ata kanë përveç luajtjes edhe platformën multimediale dhe veçoritë për thirrje.

LEXO EDHE:  Australia bëhet vendi i parë në botë që dënon me burg publikimin e përmbajtjeve të dhunshme në rrjetet sociale

Lajmet e fundit>