Harduer

Nintendo paraqet DSi me ekran më të madh

Publikuar , 30 Tetor 2009
0
Nintendo paraqet DSi me ekran më të madh

Tani Joystiq është duke raportuar se Nintendo ka përgatitur një variant me ekran më të madh të pajisjes së saj DSi, e cila do të quhet DSi LL.

Sipas ueb faqes zyrtare, Nintendo DSi LL do të veçohet me një ekran më të madh prej 4.2 inç, dhe do të ketë një stylus më të madh dhe më të trashë, të cilin mund ta vëreni nga imazhi që tregon krahasimin me stylus-in e mëparshëm. Nintendo DSi LL siç duket do të ofrohet në tri variante të ngjyrave: vishnje, kafenjtë dhe të bardhë.

DSi LL pritet të peshojë gati 314 gram, duke tejkaluar kështu peshën e mëhershme të Nintendo DSi për më shumë se 100 gram.

Sipas të gjitha gjasave versioni i ri do të ofrohet me tri gjëra nga titujt e DSiWare, duke përfshirë dy loja trajnuese të trurit dhe një fjalor (aplikacion) për shfrytëzim të lehtë.

Nintendo DSi LL pritet të paraqitet në Japoni me 21 nëntor të këtij viti dhe do të kushtojë përafërsisht 150 euro.

LEXO EDHE:  Exynos Auto V9, ja procesori i parë i Samsung për makinat

Lajmet e fundit>