Harduer

Nintendo Switch dominon konsolat e Microsoft dhe Sony

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Nëntor 2020
Në 23 muajt e fundit Nintendo Switch ka tejkaluar në shitje Xbox One dhe Play Station 4. Nintendo Switch dominon konsolat e Microsoft dhe Sony

Nintendo Switch vijon të shitur në mënyrë të jashtëzakonshme duke arritur në 68.3 milionë njësi në duart e konsumatorëve që nga debutimi sipas raportit më të fundit financiar që vjen nga vetë kompania.

Në 23 muajt e fundit Nintendo Switch ka tejkaluar në shitje Xbox One dhe Play Station 4. Tani me debutimin e Xbox Series S për 300 dollarë dhe PlayStation 4 Digital Edition për 400 dollarë, Switch përballet me konkurrencë të egër.

Mesazhi i Nintendo është i qartë, Switch do të vijojë të shitet edhe me ardhjen e konsolave të reja nga Microsoft dhe Sony ndërsa mban çmimin e konsolës në po të njëjtat shifa prej 300 dollarë.

Ndërsa është fakt se shitjet e Switch janë në kulmin e tyre dhe asnjë gjeneratë e re konsolash nuk mund ta injorojë dot këtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Australia bëhet vendi i parë në botë që detyron Facebook dhe Google të paguajnë kompanitë mediatike