Harduer

Nintendo zbret çmimin e Wii në 199 dollarë

Publikuar , 24 Shtator 2009
0
Nintendo zbret çmimin e Wii në 199 dollarë

Zbritja e shumëpërfolur prej 50 dollarësh arrin në momentin kur Playstation 3 ka fituar një zbritje në çmim dhe tani kushton (299$ dollarë me lexues të integruar Blu-ray) dhe kur Xbox 360 gjithashtu është zbritur në 299$ (për versionin 120GB me lexues DVD të integruar dhe përkrahje për Netflix), gjë që ka rritur shitjet e konzolave të Sony dhe të Microsoft.

Përveç zbritjeve në çmim, nuk ka ndryshime tjera në pakon e Wii, pra ju përsëri do të merrni platformën e njëjtë së bashku me Wiimote dhe kontrollorët e ndjeshëm në lëvizje, si dhe në pako të blerjes do të keni të përfshirë edhe lojën Wii Sports. Për kontrast, ka së paku një thashetheme se pakoja e Wii në Britaninë e Madhe do të përmbajë edhe shtojcën MotionPlus dhe Wii Sports Resort. Në ndërkohë, ngjyra e bardhë mbetet e vetmja mundësi për tu zgjedhur në Amerikën Veriore (konsumatorët japonez mund të zgjedhin edhe ngjyrën e zezë).

Nintendo gjithashtu ka shfrytëzuar rastin që të bëjë të ditur edhe zyrtarisht datën e paraqitjes së titullit të ri Super Mario Bros. Wii, i cili më parë është paraparë për debutim në vjeshtë të vitit 2009. Loja Super Mario me veçori multiplayer, pritet të paraqitet në raftet e dyqaneve më 15 nëntor.

Pra çfarë mendoni? A do ta bëjë zbritja e çmimit Nintendo Wii-në më atraktive? A do të preferonit një pako me veçori shtesë? Apo jeni duke pritur Wii HD? Komentoni mendimin tuaj.

LEXO EDHE:  Ja cilin iPhone ka vendosur Apple ta rishesë

Lajmet e fundit>