Lajmet

Nis edicioni i gjashtë i Elevator Lab, program partneriteti me Raiffeisen Bank International

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Nëntor 2022
Ne fazën e parë, të gjithë startup-et do të kalojnë një proces përzgjedhjeje nga një panel ekspertësh, i përbërë nga drejtues të Raiffeisen Bank dhe sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm nga rajoni. Nis edicioni i gjashtë i Elevator Lab, program partneriteti me Raiffeisen Bank International

Në mbështetje të vazhdueshme të inovacionit, si e ardhmja e shoqërisë digjitale, Raiffeisen Bank Shqipëri organizon edhe këtë vit edicionin e 6-të të Konkursit Elevator Lab.

Duke filluar nga 25.10.2022 deri më 15.11.2022 të gjithë startup-et e interesuar nga Shqipëria dhe Kosova mund të aplikojnë në këtë konkurs, ku do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet apo shërbimet e tyre inovatore në fushën e fintech.

Elevator Lab është në kërkim të zgjidhjeve inteligjente, në mënyrë që të shtrojë rrugën për biznesin bankar të së ardhmes duke maksimizuar potencialin e ideve tuaja në një kohë të shkurtër.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në njërën nga 5 kategoritë e mëposhtme:

Tërheqja e klientëve në mënyrë digjitale (Digital Customer Acquisition)

Automatizim i proçeseve operacionale

ESG (Environment, Social, Governance Solutions)

Platforma digjitale (Digital Platform Solutions)

Analizë dhe Statistikë e Avancuar (Advanced Analytics)

Ne fazën e parë, të gjithë startup-et do të kalojnë një proces përzgjedhjeje nga një panel ekspertësh, i përbërë nga drejtues të Raiffeisen Bank dhe sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm nga rajoni.

APLIKO KETU në Elevator Lab dhe konkurro për çmimin prej 5,000 €.

LEXO EDHE:  Ja ndryshimet e mëdha që iOS 16 do të sjellë