Lajmet

Nisma globale në mbështetje të sipërmarrëseve të reja vjen në Shqipëri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shtator 2019
0
Bashkohuni me njerëz që ndajnë të njëjtat pasione dhe vlera, mësoni nga më të mirët dhe mund të jeni pjesëmarrës në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor! Nisma globale në mbështetje të sipërmarrëseve të reja vjen në Shqipëri

Këtë vit Tirana është bërë pjesë e Techstars Global Startup Weekend Women, një event 54-orësh që në thelb ka mbështetjen e sipërmarrësve të rinj dhe zhvillimin e komuniteteve rreth tyre.

Kjo nismë ndërkombëtare, e mbështetur nga partnerë globalë si Google for Startups, vjen në Tiranë në datat 27-29 Shtator 2019, për këdo që ka një ide biznesi dhe dëshiron ta zhvillojë atë në një ambient dinamik dhe frymëzues nën mentorimin e ekspertëve më të mirë.

Që prej 2009 në këtë aktivitet kanë marrë pjesë mëse 400,000 individë. Janë organizuar 7,000 aktivitete në 150 vende të botës dhe 1,475 qytete.

Përveç kësaj, ideja më e mirë do të këtë mundësinë të përfaqësohet në në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor në Mars 2020.

Sot femrat përbëjnë 50% të fuqisë punëtorë në mbarë botën, një fakt i lënë në hije. Sidomos është sektori i teknologjisë ai që meshkujt dominojnë në të gjitha nivelet dukshëm më tepër sesa në industritë e tjera që nuk i përkasin kësaj fushe.

Çfarë ndodh gjatë Startup Weekend Women?

Bashkohuni me njerëz që ndajnë të njëjtat pasione dhe vlera, mësoni nga më të mirët dhe mund të jeni pjesëmarrës në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor!

E gjitha kjo, në një fundjavë të vetme dinamike, frymëzuese dhe argëtuese ku idetë e tuaja do të marrin jetë. Një format i tillë ka fokus krijimin e një hapësire për sipërmarrëset e reja ku mund të gjejnë jo vetëm bashkë-themelues/e dhe mentorë por dhe një komunitet mbështetës dhe frymëzues.

Edhe pse kjo fundjave iu dedikohet femrave për të zbutur pabarazinë gjinore në sipërmarrje, meshkujt janë gjithashtu të inkurajuar të marrin pjesë.

LEXO EDHE:  Hakerët mashtrojnë përdoruesit duke ndryshuar numrat e kontaktit të bizneseve dhe bankave në Google

Ditën e parë të eventit pjesëmarrësit do te kenë mundësinë të paraqesin idenë e tyre në 60 sekonda dhe më pas skuadrat do të formohen për të çuar më tej idetë më të mira.

Përgjatë fundjavës skuadrat do të zhvillojnë më tej këto ide nën kujdesin e mentorëve të cilët janë ekspertë dhe sipërmarrës me përvojë.

Fundjava kulminon me prezantimet e ideve finale të dielën në darkë para jurisë dhe investitorëve të cilët do të përzgjedhin dhe idenë fituese.

Një përfaqësues nga skuadra fituese do të marrë pjesë në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor në Mars 2020.

Në 2018 në Startup Weekend Women morën pjesë mëse 1,500 frema në 40 qytete në mbarë botën ndërsa aktiviteti i 2019-ës pritet të jetë më i madh në përmasa dhe më i mirë në format.

Për më tepër informacion vizitoni faqen zyrtare.

Ose na ndiqni në rrjetet sociale: Facebook, Twitter ose Instagram. Biletat mund t’i gjeni këtu.

Lajmet e fundit>