Harduer

Nissan planifikon të sjellë makinat që ngasin veten brenda vitit 2020

Publikuar , 28 Gusht 2013
0
Nissan planifikon të sjellë makinat që ngasin veten brenda vitit 2020

Nissan ka deklaruar se brenda vitit 2020 do të jetë gati të sjellë në treg makinat që ngasin veten, duke theksuar se po planifikon të ofrojë disa makina të ndryshme të cilat do të jenë në gjendje të kryejnë veprime të pavarura nga inputi i shoferit.

Makinat që ngasin veten do të shiten me çmime reale për konsumatorët, u shpreh kompania.

Ndërkohë, Nissan u shpreh se do të ofrojë modele të tjera të shumëllojshme brenda 10 – 12 viteve pas vitit 2020, kur është planifikuar edhe lançimi i parë.

Nissan deklaroi se ka kryer kërkime dhe ka zhvilluar makina “të pavarura” prej vitesh, në bashkëpunim me universitete prestigjoze si Massachusetts Institute of Technology, Stanford, Oxford, Carnegie Mellon dhe Universiteti i Tokios.

Ajo po ndërton gjithashtu një rrugë në Japoni e cila do të shërbejë për testimet e këtyre lloje makinash.

Rruga pritet të jetë gati pranverën e ardhshme. Nga ana tjetër, edhe kompani të tjera po eksperimentojnë në këtë fushë.

Google ka prezantuar një program për makinat e pavarura (që prej vitit 2010) si dhe ka ndërtuar dhe testuar një sërë versionesh, përfshi një të bazuar mbi Toyota Motor Corp Prius. (PCWorld Albanian)

A company logo is seen on the newly-unveiled Nissan "Terrano" compact sport utility vehicle during a news conference in Mumbai

LEXO EDHE:  Twitter me një funksion që i bën replikat të fshehta

Lajmet e fundit>