Analiza

Një studim i ri thotë se Facebook i bënë njerëzit më të shoqërueshëm!

Publikuar , 23 Nëntor 2010
0
Një studim i ri thotë se Facebook i bënë njerëzit më të shoqërueshëm!

Përhapja e shpejtë e Facebook, që tani ka më shumë se  500 milion përdorues anembanë botës, ka promovuar shqetësime rreth efektit të tij negativ, por hulumtuesit pranë Universitetit të Teksasit kanë arritur një përfundim më ndryshe: “Gjetjet tona sugjerojnë se Facebook nuk po ndikon në takimet apo bashkëveprimet fytyrë-me-fytyrë mes miqve, familjes dhe kolegëve” tha S. Craig Watkins, një asistent profesorë i Radio, TV-së dhe Filmit në Universitetin e Teksasit, i cili udhëhoqi ekipin hulumtues.

“Në fakt, ne besojmë se ka dëshmi të mjaftueshme se rrjete sociale mund të sjellin mundësi të reja për shprehje të miqësive të reja, intimiteteve dhe komuniteteve”.

Hulumtuesit kanë marr në pyetje 900 studentë të kolegjeve dhe të sapodiplomuar rreth mënyrë sesi dhe me kënd bashkëveprojnë në Facebook.

Më shumë se 60 për qind e përdoruesve të Facebook thanë se postimi i përditësimeve të statusit ishte një prej aktiviteteve më të popullarizuara, më pas pasonte përgjigja me 60 për qind që theksonin ata që shkruajnë komente në profilin e tyre dhe 49 për qind që postonin mesazhe dhe komente tek miqtë e tyre.

Hulumtuesit gjithashtu kanë gjetur se pavarësisht se numri i meshkujve dhe femrave që përdorin Facebook është i madh, ata e shfrytëzojnë këtë faqe në mënyra të ndryshme. “Duhet theksuar edhe dallimin në mënyrën sesi përdoret një vegël si Facebook. Ne kemi gjetur se femrat përcjellin trende për të qenë me më shumë ndikim, dhe ato në veçanti janë të interesuara në përdorimin e tij për lidhje” tha Watkins. “Për meshkujt, është më funksional”.

Watkins theksoi se femrat ka gjasa të postojnë më shumë fotografi të mbledhjeve shoqërore me miq, kurse meshkujt ka më shumë gjasa të postojnë fotografi të hobive të tyre, apo të postojnë një vegëz të lidhur me politikë apo pop-kulturë.

LEXO EDHE:  Rritet ndjeshëm interneti në shtëpi, katër operatorë dominojnë tregun

Ai shtoi se rritja e përdorimit të Facebook sjellë sfida tradicionale pasi që të rinjtë e pjekur janë të detyruar të adoptojnë sjelljet e tyre në Facebook, në një rreth social në rritje e sipër. “Facebook sjellë rrjete të ndryshme dhe skena shoqërore të ndryshme, së bashku. Ne prezantojmë vetën në mënyra të ndryshme, qoftë me miq, bashkëpunëtorë apo familjarë” tha ai. “Lidhja me Facebook nuk është uniforme. Ajo vazhdimisht evolon dhe atë në një gjendje të fluksit, që paraqet një sfidë në vete”. /pcworld.al

Lajmet e fundit>