Siguri

Një vrimë në Facebook vë jashtë funksioni llogaritë e disa përdoruesve

Publikuar , 17 Nëntor 2010
0
Një vrimë në Facebook vë jashtë funksioni llogaritë e disa përdoruesve

“Vrima, ishte e gjallë për një periudhë të shkurtë kohore, dhe shkaktoi që një përqindje shumë e vogël e llogarive në Facbook të vihen jashtë funksionit” tha një zëdhënës i Facebook në një deklaratë të përgatitur. “Në momentin e zbulimit të vrimës, ne menjëherë punuam për ta zgjidhur ato. Ajo tani është zgjidhur dhe ne jemi në përpunim të riaktivizimit dhe paralajmërimit të njerëzve që janë të prekur”.

Raportet e para sugjerojnë se vrima ka prekur më së shumti llogarit e gjinisë femërore. Përfaqësuesit e Facebook kanë hedhur poshtë komentimin rreth numrit të llogarive që janë larguar, e gjithashtu nuk kanë dhënë ndonjë specifik rreth lëshimit. Ankesat filluan menjëherë të paraqiteshin të martën në Twitter nga përdorues të cilëve nuk u dha mundësia për tu qasur në këtë shërbim.

Në mëngjesin e ditës së mërkurë të gjithë ata që u prekën nga lëshimi dhe u përballën me humbjen e llogarisë, gjetën llogaritë e tyre të riaktivuzara. Në konferencën Web 2.0, Mark Zuckerberg CEO i kompanisë, tha se vrima nuk ka lidhje me sistemin e ri për email që Facebook ka lansuar të hënën.

LEXO EDHE:  Prototipe të iPhone po përdoren për të thyer sigurinë e telefonëve të Apple

Lajmet e fundit>