Blog

Një 14 vjeçare ka gjetur një zgjidhje për shtyllat e makinës që bllokojnë fushëpamjen

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Nëntor 2019
0
Përmes teknologjisë së printimit 3D ajo krijoi një komponent për projektin i cili e bën imazhin më të pastër dhe shtrirë përgjatë shtyllës. Një 14 vjeçare ka gjetur një zgjidhje për shtyllat e makinës që bllokojnë fushëpamjen

Shtyllat në dy anët e xhamit frontal të makinës janë bërë më të trashë me kalimin e kohës me qëllim që të parandalojnë kolapsin e makinës gjatë një aksidenti por ato kanë krijuar edhe probleme me shikueshmërinë.

Një 14 vjeçare ka arritur të gjejë një zgjidhje. Për të “mbushur” këto zona të verbra, ajo ka vendosur një kamër në pjesën e jashtme të shtyllës në anën e pasagjerit dhe përdorur një projektor të vogël për të treguar live atë çfarë kamera sheh.

Përmes teknologjisë së printimit 3D ajo krijoi një komponent për projektin i cili e bën imazhin më të pastër dhe shtrirë përgjatë shtyllës. Rezultati është një fushëpamje e pandërprerë.

Protopin e saj e testoi me makinën e familjes, një Jeep Grand Cherokee i cii ka shtylla të mëdha. Por teknologjia ka ende hapësirë për përmirësim. Në videon e paraqitur kamera dridhet dhe projektimi nuk shtrihet siç duhet me fushëpamjen. Prototipi i ri i Alaina Gassler do të përdorë ekrane LCD për vizibilitet më të mirë gjatë ditës.

Hyundai dhe Kia kanë aplikuar për një patentë të ngjashme ndërsa Jaguar dhe Land Rover kanë hulumtues që prej 2014-ës në këtë drejtim.

Zgjidhja e Gassler nuk dihet nëse është e ligjshme sepse kamerat nuk duhet të regjistrojnë bisedat në makinë e as të bllokojnë xhamin e përparmë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë

Lajmet e fundit>