Lajmet

Një 16 vjeçar fshihet pas sulmeve të profilit të lartë ndaj Microsoft e Nvidia

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Mars 2022
Hulumtuesit panë provat nga hakimet si dhe informacionin publik për të identifikuar aktorët. Hakerët rivalë postuan detajet e adoleshentit online përfshirë adresën dhe informacionin rreth prindërve. Një 16 vjeçar fshihet pas sulmeve të profilit të lartë ndaj Microsoft e Nvidia

Një grup hakerash quajtur Lapsus$ së fundi ka pushtuar titujt e lajmeve me linçimin e kodeve burimore të vjedhura nga Microsoft, Nvidia, Okta e kompani të tjera të mirënjohura.

Por së fundi hulumtuesit e sigurisë duke hetuar sulmet gjurmuan një 16-vjeçar i cili jetonte me nën e tij në një shtëpi në Oksford në Angli sipas Bloomberg.

Ndërsa hulumtuesit kanë identifikuar 7 llogari të ndryshme që duke se i përkasin grupi, një tjetër i një adoleshenti në Brazil, ata besojnë se i riu nga Angli është koka e grupit dhe pas disa harkimeve të Lapsus$.

Hulumtuesit panë provat nga hakimet si dhe informacionin publik për të identifikuar aktorët. Hakerët rivalë postuan detajet e adoleshentit online përfshirë adresën dhe informacionin rreth prindërve.

Disa hulumtues të sigurisë kibernetike besojnë se grupi nuk motivohet vetëm nga paratë por edhe nga fama e keqe duke qenë se nuk mbulojnë gjurmët e tyre.

Në hetimin e Microsoft grupi bënte publikime në median sociale dhe publikisht bënte thirrje punonjësve të kompanive që të shisnin kredencialet e kompanive.

Microsoft tha se grupi filloi duke sulmuar organizata në Britani dhe Amerikën e Jugut por kohët e fundit po sulmon entitete botërore, kompani telekomunikacioni, agjenci shtetërore dhe kompani në sektorin shëndetësor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Adoleshenti Britanik që drejtonte grupin e hakerëve Lapsus$, një milioner i krimit kibernetik

Tags >

Lapsus$