Harduer

Një aksesor zbulon një të vërtetë të hidhur për Galaxy Note 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Gusht 2019
0
Në fakt vetëm një portë USB-C në Galaxy Note 10 do të merrem me çdo gjë që hyn dhe nga nga telefoni që nga të dhënat tek karikimi. Një aksesor zbulon një të vërtetë të hidhur për Galaxy Note 10

Rrjedhja e informacioneve rreth Galaxy Note 10 ka arritur në atë pikë saqë po zbulohen edhe aksesorët e telefonit.

Zbulimi i fundit është një aksesor i cili tregon shumë për flagshipin e ardhshëm të Samsung. Galaxy Note 10 nuk do të ketë një portë kufjesh tradicionale 3.5mm dhe për këtë Samsung ka përfshirë në paketim një aksesor i cili konverton lidhjen USB-C në portë kufjesh 3.5mm.

Në fakt vetëm një portë USB-C në Galaxy Note 10 do të merrem me çdo gjë që hyn dhe nga nga telefoni që nga të dhënat tek karikimi.

Së bashku me aksesorin do të ofrohen edhe kufjet 3.5mm. Këto kufje do të kenë teknologji për anulimin e zhurmave në sfond. Shpresojmë që të jenë pjesë e paketimit dhe të mos jemi të detyruar të paguajmë ekstra për ta. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5G e Galaxy S10 arrin shpejtësi deri në 2.7Gbps në Korenë Jugut

Lajmet e fundit>