Biznes

Një anketë zbulojnë se 75% e njerëzve besojnë se bitcoin do të dyfishojë vlerën në 2020

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Janar 2020
0
Në javët e fundit bitcoin ka reaguar me ashpërsi ndaj skeptikëve. Ditën e Marte kriptomonedha arriti në 8,900 dollarë ndërsa shumë investitorë janë përfshirë nga euforia. Një anketë zbulojnë se 75% e njerëzve besojnë se bitcoin do të dyfishojë vlerën në 2020

Në javët e fundit bitcoin ka reaguar me ashpërsi ndaj skeptikëve. Ditën e Marte kriptomonedha arriti në 8,900 dollarë ndërsa shumë investitorë janë përfshirë nga euforia.

Atmosfera e entuziazmit e krijuar bëri të Alex Kruger të masë sentimentin e komunitetit duke lançuar një anketë ku pyeti në rrjetin social Twitter rreth asaj që pritet të vijë gjatë 2020 për bitcoin.

Nga 4,000 pjesëmarrës në anketë, rezultatet treguan se 47.1% besojnë se bitcoin do të shkojë mbi 20,000 dollarë këtë vit. Afro 30% mendojnë se monedha do të qëndrojë mes 14,000 deri në 19,999 dhe 25% thanë se kriptomonedha do të qëndrojë nën 13,999 dollarë dollarë.

Anketa zbulon se 75% e pjesëmarrësve besojnë se bitcoin do të dyfishojë vlerën këtë vit. Gjysma e tyre thuajse e shohin të rritet me 180%.

Por kur bëhet fjalë për investim, urtësia e turmës është ajo që nuk duhet të dëgjohet. Sidomos në rastin e bitcoin. Aseti dixhital ka për tendencë të mashtrojë turmat dhe të shkatërrojë investitorët.

Këtë e pamë të ndodhë në 2017-ën. Shumë investitorë hipën në vagonin e bitcoin pasi e panë të arrinte në 20,000 dollarë. Disa muaj më vonë shumë prej tyre humbën investimet.

E njëjta ndodhi në Dhjetor të 2018-ës. Atë kohë bitcoin tregtohej me 3,000 dollarë. ndërsa të gjithë prisnin që kriptomonedha të binte në 1,800 dollarë, ajo çfarë bitcoin bëri ishte rekordi i 2019-ës në 14,000 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Libra humbet një tjetër mbështetës