Lajmet

Një aplikacion i cili vendos fytyrat e përdoruesve në skena filmash bëhet viral

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Shtator 2019
0
Në App Store Zao ka një vlerësim prej 1.9 nga 5 yje dhe mbi 4,000 komente të lëna shprehen negativisht për privatësinë. Një aplikacion i cili vendos fytyrat e përdoruesve në skena filmash bëhet viral

Pak ditë pas lançimit të një aplikacioni i cili ndërron fytyrat nga një kompani Kineze, Zao menjëherë u bë viral dhe së bashku me të edhe shqetësimet rreth privatësisë.

Me aplikacionin përdoruesit mund të krijojnë menjëherë deepfake duke përdorur fytyrën e tyre në vend të një personi të famshëm. Aplikacioni është krijuar nga zhvilluesi i platformës së medias sociale Momo dhe është bërë shumë popullor që nga dita e Premte.

Sipas South China Morning Post, postimet me hashtag #zao kanë parë mëse 8 milionë shikime në Weibo, versionin Kinez të Twitter.

Dhe Bloomberg raporton se Zao është në krye të listës së aplikacioneve iOS në Kinë në seksionin e shkarkimeve falas.

Po si funksionon?

Çuditërisht shumë thjeshtë. Përdoruesit mjafton të ngarkojnë një selfie në aplikacion, i cili menjëherë e shkrin me fytyrën e yjeve të famshëm si Leonardo Di Caprio, Sheldon nga Teori Bing Bang dhe John Bradley nga Game of Thrones.

Fytyra juaj menjëherë shfaqet në skenën e filmit të aktorit respektiv gjatë një skene të caktuar.

Por popullariteti i Zao rikthen shqetësimet rreth privatësisë. Kjo sidomos sa i përket ngarkimit të fotove. Sipas publikuesit me të ngarkuar foton, përdoruesit i japin akses dhe të drejta të plota mbi përmbajtjet e ngarkuara.

Në App Store Zao ka një vlerësim prej 1.9 nga 5 yje dhe mbi 4,000 komente të lëna shprehen negativisht për privatësinë.

LEXO EDHE:  Modeli më i shitur i iPhone në 2018-ën nuk është iPhone XS

Publikuesi tashmë ka përditësuar udhëzimet duke thënë se nuk i përdor fotot për qëllime tjera vetëm që ti shërbejnë rezultateve të aplikacionit.

Platforma Kineze e komunikimit WeChat bllokoi të gjitha përmbajtjet e ndara nga Zao ditën e Hënë. Aplikacioni FaceApp i cili u bë viral para pak kohësh u përball me akuza të ngjashme.

Gjithashtu shqetësimet rreth deepfake janë rritur. Edhe pse mund të jenë të lezetshme në disa raste, ato mund të përdoren për dezinformim dhe të gjithë e dinë sesa shpejt tenton keqinformimit të përhapet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>