Lajmet

Një aplikacion nga një ekip Shqiptar ndryshon konceptin e produktivitetit me aplikacionet e detyrave

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Nëntor 2020
Ambra ofron edhe dy plane të tjera për ekipet e mëdha që duan më tepër fleksibilitet dhe mund ta përdorni për organizim të jetës personale por edhe profesionale. Një aplikacion nga një ekip Shqiptar ndryshon konceptin e produktivitetit me aplikacionet e detyrave

Zakonisht gjatë përdorimit të aplikacioneve të detyrave, na kërkohet plotësimi i disa fushave për të krijuar një detyrë të re dhe përmes këtyre mjeteve tradicionale nuk është aspak një proces i lehtë.

Duhet të filloni të shkruani titullin, më pas përshkrimin e madje të plotësoni fusha shtesë si prioriteti apo personi me të cilin dëshironi ta ndani.

Një aplikacion i ri zhvilluar nga 4 shqiptarë quajtur Ambra ndryshon në mënyrë radikale sesi sillemi me një aplikacion detyrash. Aplikacioni eliminon nevojën për të plotësuar disa fusha për krijimin e një detyre dhe përdoruesit mund të krijojnë detyra të reja thjeshtë duke plotësuar një fushë dhe përdorur etiketa e referime (@mentions).

Ambra u prezantua në ProductHunt.com dhe tani është live për tu përdorur përmes uebsajtit https://ambra.app/.

Për tu regjistruar dhe përdorur aplikacionin mjafton një adresë e-mail-i dhe konfirmim i kodit që vjen në postën tuaj elektronike. Me një ndërfaqe të thjeshtë organizuar në detyra, etiketa dhe përfitues është falas për tu përdorur për 3 projekte me përdorues, detyra dhe etiketa pa kufi për një periudhë promocionale.

Ambra ofron edhe dy plane të tjera për ekipet e mëdha që duan më tepër fleksibilitet dhe mund ta përdorni për organizim të jetës personale por edhe profesionale.

Fokusi kryesor i Ambra është thjeshtësia në krijimin e detyrave. Mjafton të përshkruani me fjalë në gjuhë natyre duke shkruar në fushën e detyrës dhe të shtypni enter dhe kaq mjafton.

Detyrën mund ta plotësoni me etiketa të cilat zakonisht kanë një ngjyrë, datë fillimi, datë përfundimi dhe përshkrim. Etiketat përdoren shoqëruar me simbolin # ku as rënditja as gjuha skanë rëndësi. Etiketat tregojnë llojin produktit, prioritetin, statusin dhe çdo gjë tjetër specifike në lidhje me detyrën.

LEXO EDHE:  Bitcoin mund të kalojë 100 mijë dollarët në 2021 parashikon banka më e madhe në botë

Së fundit mund të caktoni përfitues të detyrave duke i përmendur me simbolin @. Nuk ka kufizime në përdorimin e referimeve siç nuk ka as për etiketat.

Ofruar në formën e një shërbimi fremium, Ambra ka dy plan me pagesë 29 dollarë dhe 89 dollarë sipas nevojave të ekipeve të mëdha. Aplikacioni është zhvilluar nga një ekip i përbërë nga Rexhep Kqiku, Erduan Hoda, Betim Drenica dhe Adnan Godanci.

Aktualisht Ambra është produkti i ditës në ProductHunt.com. /PCWorld Albanian

Tags >

Ambra