Lajmet

Një aplikacion për sulmet ajrore shpëton çdo ditë jetët e miliona Sirianëve

Sep 18 2018
0 Shpërndarje
Sulmet ajrore tashmë janë pjesë e përditshmërisë për miliona Sirianë që jetojnë në zonat e kontrolluara nga rebelët. Këto sulmet janë bërë më intensive që kur Rusia u përfshi në konflikt në 2015-ën. Një aplikacion për sulmet ajrore shpëton çdo ditë jetët e miliona Sirianëve Photo Source: Reuters

Një avion luftarak Rus nisi fluturimin në orën 4:47 nga një bazë Ruse në Hmeimim në Sirinë Perëndimore dhe është drejtuar nga lindja.

Një vëzhgues shënon të tre detajet, hap një aplikacion në telefonin e tij dhe vendos këtë informacion në tre fusha.

14 minuta më pas dhe 100 kilometër tutje, Abdel Razzaq shikon avionin duke fluturuar mbi qytezën Maaret al-Numan. Ai hap aplikacionin e tij dhe shkruan: Maaret al-Numan, avion luftarak Rus, po drejtohet nga verilindja.

TË NGJASHME >

Të dhënat përpunohen nga një program i njohur si Sentry i cili parashikon trajektoren e avionit duke dërguar paralajmërime përmes rrjeteve sociale Facebook, Telegram, Twitter dhe më rëndësishmja me anë të sirenave të vendosura në rajonet nën kontroll të ushtrisë së lirë Siriane.

Sulmet ajrore tashmë janë pjesë e përditshmërisë për miliona Sirianë që jetojnë në zonat e kontrolluara nga rebelët. Këto sulmet janë bërë më intensive që kur Rusia u përfshi në konflikt në 2015-ën.

Përpara se të prezantohej Sentry, paralajmërimi i vetëm për njerëzit ishte zhurma e avionëve që po u kalonin mbi kokë.

“Nuk ke shumë opsione në ato momente. Nganjëherë i kemi parë predhat të binin nga qielli përpara syve tonë,” shprehet 50 vjeçarja Omayya.

“Ne shikonim predhat duke rënë ndërsa fëmijë qanin.”

Omayya ju bashkua një trajnimi vullnetar nga Sentry ku mësoi sesi tu mbijetonte sulmeve ajrore. Tashmë ajo e di se gjëja më e mirë në rast sulmi është të hapësh dritaret që copëza e xhamave të mos u shkaktojnë plagë dhe të fshihet në pjesët më qendrore të shtëpisë.

Vullnetarët e Sentry gjithashtu trajnuar gjashtë nipërit dhe mbesat e Omayya, tre prej të cilëve sot jetojnë pa babain e tyre, sesi ti mbijetojnë sulmeve ajrore në shkollë.

Naela është një prej vullnetarëve e cila u ka mësuar fëmijëve të përkulen dhe të qëndrojnë në pozicionin fetal nëse dëgjojnë alarmin.

Gratë janë bërë shënjestra më e re e sulmeve të regjimit të Asadit.

Sistemi i paralajmërimit është ndërtuar nga dy Amerikanë, John Jaeger dhe partneri i tij i biznesit Dave Levin.

“Kërcënimi më i madh i paqes në Siri ishte bombardimi i civilëve të pafajshëm,” shprehej Jaeger.

“Komuniteti ndërkombëtar u detyrohet Sirianëve dhe ne menduam që të kishim një sistem paralajmërimi për të përballuar krimet dhe masakrat ndaj civilëve.”

Kompania e tyre e quajtur Hala Systems ka marrë donacione nga Britania, Kanadaja, Hollanda, Shtetet e Bashkuara si dhe donatorë privatë.

Helmetat e Bardha të cilët operojnë në zonat e kontrolluara nga opozita Siriane kanë punuar së bashku me Sentry për të mirëmbajtur sirenat paralajmëruese.

“Përpara se të vinte një bombardim, ne nuk kishim dijeni derisa plagët na pushtonin trupat,” shprehet Yousef, një infermiere 23 vjeçare në një spital jashtë Alepos.

“Tashmë me Sentry kuptojmë menjëherë përmes aplikacionin nëse një sulm është duke ndodhur dhe vendin ku po ndodh. Kështu drejtohemi menjëherë atje për të parë nëse ka të plagosur.”

“Jemi plotësisht të varur tek ky sistem sepse vetëm përmes tij mund të kryejmë punën tonë.”

Të paktën 3 milion Sirianë jetojnë në zonat e fundit të kontrolluara nga rebelët. Gjysma e tyre janë zhvendosur në rajone të tjera të Sirisë.

Javën e kaluar qeveria Siriane dhe aletatët e saj kanë rinisur bombardimet tha Abdel Razzaq i cili ndjek nga afër avionët luftarakë për të vendosur informacionet e tyre në aplikacionin Sentry.

Që nga 2011-ta ai ka gjurmuar avionët. Ai identifikon llojin e avionit, vendodhjen, çfarë po bën në moment dhe për ku është drejtuar.

Ky informacion shpërndahet në kanalet e Telegram, nganjëherë edhe me paralajmërime me orar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>