Lajmet

Një aplikacioni i rreme përditësimesh për telefonët Samsung është shkarkuar 10 milionë herë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Korrik 2019
0
Problemi është më i madh ku vëren se aplikacioni thyen rregulloren e Play Store dhe përdor sistemin e tij të pagesave dhe jo atë të dyqanit. Gjithashtu aplikacioni ofron një shkyçje të kartës SIM për 19.99 dollarë. Një aplikacioni i rreme përditësimesh për telefonët Samsung është shkarkuar 10 milionë herë

Mëse 10 milionë përdorues kanë instaluar një aplikacion të rremë të Samsung quajtur “Updates for Samsung” i cili premton përditësime të firmware por në realitet dërgon përdorues tek një uebsajt me reklama dhe kërkon para për shkarkimet e firmware.

Aplikacioni shfrytëzon vështirësinë në shkarkimin e firmware dhe përditësimeve për telefonët Samsung. Updates for Samsung premton të zgjidhë problemet teknike të përdoruesve duke ofruar një hapësirë qendrore ku pronarët e telefonëve Samsung marrin firmware dhe përditësimet e sistemit operativ.

Aplikacioni në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me Samsung dhe thjesht hap domainin updato.com. në komente qindra përdorues janë ankuar se sajti është një hapësirë e përmbytur me reklama dhe nuk arrinin dot të gjenin atë çfarë po kërkonin.

Sajti ofron shkarkime të firmware falas dhe me pagesë por kufizon shpejtësinë e shkarkimit në vetëm 56 Kbps. Aplikacioni u kërkon përdoruesve 34.99 dollarë për të shkarkuar çfarë të duan dhe sa më shpejtë të jetë e fundit si pako premium.

Problemi është më i madh ku vëren se aplikacioni thyen rregulloren e Play Store dhe përdor sistemin e tij të pagesave dhe jo atë të dyqanit. Gjithashtu aplikacioni ofron një shkyçje të kartës SIM për 19.99 dollarë.

Aplikacioni ka 10 milionë shkarkime dhe ka arritur me sukses të kalojë barrierën Play Protect të Google. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni i ri i Snapchat në Android tashmë në të njëjtin nivel me atë të iOS

Lajmet e fundit>