Harduer

Një arsye e fortë pse Galaxy Note 20 ka për të zhgënjyer përdoruesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Qershor 2020
0
Diferenca me ekranit të Galaxy Note 20 dhe atij të vitit të kaluar do të jetë dizajni i ri i xhamit që ka për të qenë më pak i lakuar dhe i ngjashëm me Galaxy S20. Një arsye e fortë pse Galaxy Note 20 ka për të zhgënjyer përdoruesit

Me Samsung që pritet të prezantojë në një eveniment virtual në muajin Gusht modelin Galaxy Note 20, spekulimet janë përhapur rreth smartfonit të dytë të Samsung për nga rëndësia.

Një raport i cili hedh dritë mbi Galaxy Note 20 thotë se modeli standard i linjës do të ketë ekranin të thjeshtë Full HD+ me frekuencë 60Hz.

Diferenca me ekranit të Galaxy Note 20 dhe atij të vitit të kaluar do të jetë dizajni i ri i xhamit që ka për të qenë më pak i lakuar dhe i ngjashëm me Galaxy S20.

Sesa i saktë është ky informacion mbetet për tu parë ndërsa do të ishte një zhgënjimi i madh për besnikët e kompanisë duke qenë se çdo modeli i Galaxy S20 prezantuar në Shkurt kishte ekran 120Hz.

Sa i përket zhvendosjes drejt ekraneve të rrafshëta, ky ndryshim do të mirëpritet nga entuziastët dhe përdoruesit e zakonshëm të cilët ekranet e lakuara i urrejnë për një arsye të vetme, prekjet aksidentale.

Më shumë rreth Galaxy Note 20 do të zbulojmë më datën 5 Gusht ku Samsung do të prezantojë edhe modelin e ri të smartfonit me ekran me palosje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung dëshiron që çdo përdorues i smartfonëve të kompanisë të blejë kriptomonedha