Lajmet

Një arsye më shumë për ta pëlqyer Twitter

Publikuar , 25 Janar 2019
0
Rrjeti social i mikroblogimit synon të sjellë një eksperiencë të re për ata që qasen në platformë përmes Twitter.com dhe jo përmes aplikacionit mobil. Një arsye më shumë për ta pëlqyer Twitter

Twitter ka filluar të lançojë pamjen e re në Twitter.com. Rrjeti social i mikroblogimit synon të sjellë një eksperiencë të re për ata që qasen në platformë përmes Twitter.com dhe jo përmes aplikacionit mobil.

Edhe pse nuk është revolucionar, pamja e re është padyshim e bukur.

Ndërfaqja e vjetër kishte tre kolona vertikale. Në të majtë janë profili dhe trendet. Në të djathtë është një listë me njerëzit që Twitter ju sugjeron dhe në mes gjenden cicërimat nga njerëz që i ndiqni.

Sakaq ndërfaqja e re ka vetëm dy kolona. Në të majtë është kohështrirja dhe cicërimat e njerëzve që ndiqni. Në të djathtë gjendet çdo gjë tjetër, përfshirë sugjerimet e miqve dhe trendet.

Profilin ende mund ta aksesoni nga paneli në krye. Por pamja e re sjell elementë të reja në versionin desktop. Tashmë mund të ruani cicërimat si Bookmarks, të aktivizoni Data Saver dhe Night Mode dhe të ndryshoni kohështrirjen nga algoritmike në kronologjike.

Pothuajse mund të kryeni çdo veprim që bëni në Android dhe iOS.

Nëse ju shfaqet opsioni për të parë Twitter-in e ri, thjesht ju mbetet të klikoni “Take a look.” Twitter ju lejon të ktheheni tek pamja e vjetër por nuk kaloni dot më tek pamja e re.

Pastrimi i ndërfaqes dhe fokusimi tek cicërimat

Twitter.com i ri është më i mirë sesa Twitter i vjetër, në shumë drejtime. Për fillestarët është më i bukur dhe shumica e elementëve të tepërt vizualë janë hequr për tu fokusuar tek cicërimat.

LEXO EDHE:  Mesazhet e fshira në Twitter nuk fshihen në të vërtetë

Gjithashtu është më e lehtë të navigoni. Pamja e re është në testim dhe dërguar për një numër të caktuar përdoruesisht. Në një të ardhme të afërt të gjithë do të kalojnë tek pamja e re, herët apo vonë.

Përdoruesve u mbetet vetëm të zgjedhin mes kohështrirjeve algoritmike apo kronologjike. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>