Lajmet

Një arsye më tepër për të mos përdorur më një telefon Windows Phone

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Prill 2019
0
Por një numër i vogël përdoruesish ende kanë mbetur me telefonë të cilët deri në një farë mase janë të padobishëm. Ata që i përdorin ende ose preferojnë kamerat e tyre ose shqetësohen nga rekordet e këqija të privatësisë së Apple dhe Google. Një arsye më tepër për të mos përdorur më një telefon Windows Phone

Facebook po përgatitet ti japë lamtumirën familjes së aplikacioneve për Windows Phone, përfshirë Messenger, Instagram dhe aplikacionin origjinal Facebook

Një përfaqësues i kompanisë konfirmoi ditën e Marte për mediat se Microsoft do të tërheqë aplikacionet për Windows Mobile duke filluar nga data 30 Prill.

Përdoruesit e Windows Phone do të duhet të aksesojnë Facebook dhe Instagram nga shfletuesi i telefonit të tyre.

Largimi i Facebook nga platforma nuk duhet të habisë shumë kë të cilët po mbajnë ende një telefon që ditët i ka të numëruara. Microsoft i dha fund biznesit të Windows Phone në 2016-ën pas shitjeve të dobëta. Përditësimet e sigurisë dhe të softuerit u ndaluan në Dhjetor të 2018-ës. Aplikacione të palëve të treta janë larguar nga Windows Store që prej 2015-ës.

Por një numër i vogël përdoruesish ende kanë mbetur me telefonë të cilët deri në një farë mase janë të padobishëm. Ata që i përdorin ende ose preferojnë kamerat e tyre ose shqetësohen nga rekordet e këqija të privatësisë së Apple dhe Google.

Disa të tjetër janë të kënaqur me telefonë me pak aplikacione. Ndërsa nostalgjia për Windows Phone është reale, edhe përdoruesit më besnikë e pranojnë faktin se telefoni nuk kryen sot as detyrat më bazike të një smartfoni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sezoni i 4 i PUBG mbërrin në PC

Lajmet e fundit>