Blog

Një artist Gjerman mashtroi Google Maps në një mënyrë kreative

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Shkurt 2020
0
Weckert mashtroi mekanizimin që Google përdor për të parashikuar trafikun. Një artist Gjerman mashtroi Google Maps në një mënyrë kreative

Një artist arriti të hakojë funksionin e trafikut në Google Maps dhe ajo që bëri ishte vendoja e 99 smartfonëve në një vagon të kuq.

Këta smartfonë Simon Weckert i shëtiti në rrugët boshe të Berlinit. Çdo rrugë që ai kalonte, pas pak minutash shfaqej në ngjyrë të kuqe duke sinjalizuar se ka trafik në Google Maps dhe detyruar drejtuesit të devijojnë udhëtimin.

Weckert mashtroi mekanizimin që Google përdor për të parashikuar trafikun. Aplikacioni vazhdimisht dërgon ping në mënyrë që të përcaktojnë trafikun dhe sa shpejt po lëviz.

Të 99 smartfonët kishin Google Maps aktiv. Weckert tha se ka realizuar eksperimentin verën e kaluar por rezultatet i publikoi këtë javë në nderim të 15 vjetorit të datëlindjes së Google Maps.

Ai shtoi se dëshiron që njerëzit të kuptojnë se nuk u duhet besuar kompanive dhe platformave teknologjike në mënyrë të verbër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Maps vjen me opsionet e shumëpritura nga përdoruesit e iPhone