Biznes

Një Bitcoin këmbehet me 41 mijë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Janar 2021
Bitcoin është rritur por edhe ka dështuar në të kaluarën nga 19 mijë dollarë në 2017-ën në më pak se 4,000 dollarë një vit më pas. Një Bitcoin këmbehet me 41 mijë dollarë

Bitcoin arriti një rekord të ri mëngjesin e ditës së Premte në më shumë se 41 mijë dollarë, një rritje e menjëhershme pasi u tërhoq në 37 mijë dollarë gjatë natës.

Kriptomonedha u rrit me 10.4% në 41,793 dollarë pasi kaloi për herë të parë 40 mijë dollarë ditën e Enjte. Bitcoin është dyfishuar në vlerë vetëm muajin e kaluar dhe vetëm në ditët e para të 2021 u rrit me 30%.

Krahasuar me një vit më parë është 400% më lart sipas bursës së Bitstamp. Rritja ka ardhur edhe si rezultat i parave të mëdha hedhur në ekonomi nga qeveritë dhe bankat qendrore për shkak të krizës së koronavirusit.

Bitcoin është rritur por edhe ka dështuar në të kaluarën nga 19 mijë dollarë në 2017-ën në më pak se 4,000 dollarë një vit më pas. Mbështetësit e saj thonë se kësaj here është ndryshe ngaqë investitorët dhe njerëzit e pasur po e blejnë.

Edhe monedha rivale Ethereum u rrit me 6.26% në 1,269 dollarë ditën e Premte sipas të dhënave nga Coinbase. JPMorgan parashikoi se monedha mund të shkojë deri në 146 mijë dollarë nëse merret seriozisht nga investitorët si një parajsë e sigurte ngjashëm me arin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin kalon 35 mijë dollarët