Lajmet

Një bot në Telegram shet numrat e telefonëve të përdoruesve të Facebook

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Janar 2021
E nëse kanë numrin e telefonit mund të gjejnë ID. Por ky informacion kushton para që personi në fjalë po e shet për 20 dollarë një informacion të vetëm. Një bot në Telegram shet numrat e telefonëve të përdoruesve të Facebook

Një entitet i pa identifikuar ka fituar akses të plotë mbi databazën e numrave të telefonit të përdoruesve të Facebook të cilët tani po i shet përmes një boti Telegrami sipas një raporti të Motherboard.

Hulumtuesi i sigurisë që zbuloi këtë bot, Alon Gal, tha se personi pas tij pretendon se ka informacionet e 533 milionë përdoruesve të cilët erdhën nga një problem sigurie i adresuar në 2019.

Me kaq shumë databaza në funksion, nevojiten aftësi të konsiderueshme teknike për të gjetur informacionet e duhura. Përmes botit nëse një persona ka ID e një përdoruesi të Facebook mund të gjejë numrin e tij të telefonit.

E nëse kanë numrin e telefonit mund të gjejnë ID. Por ky informacion kushton para që personi në fjalë po e shet për 20 dollarë një informacion të vetëm.

Boti është aktiv që prej 12 Janarit 2021 por të dhënat tregojnë se ka akses që prej 2019-ës. Numrat e telefonit nuk janë diçka që përdoruesit e ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme ndërsa shpresat mbeten që Facebook të bëjë diçka për ndërprerjen e aksesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook verifikon një mashtrues Bitcoin si faqja zyrtare e Elon Musk