Analiza

Një botë pa kabllo elektrike

Publikuar , 07 Shtator 2009
0
Një botë pa kabllo elektrike

Gjersa po bëhemi gati të tejkalojmë vitin 2009 në retrovizorin tonë për shikim prapa, ne gjithashtu do të bëjmë të njëjtën gjë edhe me kabllot elektrike, pra ato do të jenë pjesë e së shkuarës. Ose së paku ky është mendimi i Eric Blier, Shef Ekzekutiv i WinTricity i cili ka parashikuar të ardhmen e afërt. Sipas Glier, laptopët, celularët dhe pajisjet tjera elektrike do të fillojnë të operojnë pa kabllo elektrike brenda një periudhe një vjeçare dhe në një periudhë të shkurtë kjo do të bëhet gjë e zakonshme.

“Pesë vite prej sot, kjo do të duket tërësisht normale” tha Glier.

Ne veçse jemi dëshmitarë të paneleve pa tela dhe pajisjeve tjera të ngjashme, por Glier, kompani e të cilit është pjesë e Grupit Hulumtues për Teknologji pranë Institutit të Massachusetts, është duke punuar me mund në një teknologji të quajtur “rezonancë e ndërlidhur magnetike”. Thënë më thjeshtë, kjo teknologji dërgon një fushë magnetike përmes ajrit në një frekuencë specifike, që pastaj pranohet nga një celularë i përshtatshëm apo çfarëdo pajisje tjetër elektrike dhe kjo pastaj kthehet në elektricitet.

Glier thekson se teknologjia nuk do të ketë ndikim të theksuar në çmimin e lexuesve MP# dhe pajisjeve tjera të lira, dhe përfitimet në të mirë të ambientit janë shumë pozitive. Por çfarë rreziqe shëndetësore do të përfshihen këtu mbetet ende të shihet.

LEXO EDHE:  Aksesi në internet, teknologjia më e përdorur DSL

Lajmet e fundit>