Lajmet

Një burrë në SHBA fajëson Google Maps pasi u zhyt në një lum të ngrirë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Shkurt 2020
0
Pak ditë më parë kompania solli një ridizajnim madhor dhe disa veçori të reja për të festuar 15 vjetorin e aplikacionit. Një burrë në SHBA fajëson Google Maps pasi u zhyt në një lum të ngrirë

Google Maps është një prej aplikacioneve më të dobishme që mund të keni të instaluar në telefonin tuaj Android ose iPhone. Jo vetëm që ofron një eksperiencë të sigurtë navigimi por vazhdimisht Google e përmirëson me funksionalitete të reja.

Pak ditë më parë kompania solli një ridizajnim madhor dhe disa veçori të reja për të festuar 15 vjetorin e aplikacionit.

Ndërsa mund të përjetoni nganjëherë probleme me navigimin, por jo shpesh herë ju çon drejt një lumi apo liqeni të ngrirë siç i ndodhi një burri në Shtetet e Bashkuara.

Pasi përfundoi në lumin e ngrirë, ai bëri thirrje për ndihmë ndërsa zjarrëfikësve që e asistuan u tha se Google Maps e kishte dërguar drejt kapërcimit të lumit të ngrirë. Ai përsoi një rast të lehtë hipotermie.

Zjarrëfikësit thanë se me shumë gjasa aplikacioni i ka treguar që të kalojë mbi urën e paraqitur në foto. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google prezanton Pixel 4 dhe 4 XL