Biznes

Një bursë Koreano-Jugore me vlerë 384 milionë dollarë ishte një skemë ponzi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Nëntor 2019
0
Kang-mo së bashku me ekzekutivët e tij u shpallën fajtorë për mashtrimin e mijëra konsumatorëve të CoinUp duke u premtuar rikthim me 200% të investimeve të tyre në 4-10 javë pas blerjes. Një bursë Koreano-Jugore me vlerë 384 milionë dollarë ishte një skemë ponzi

CEO i bursës Koreano-Jugore të kriptomonedhave CoinUp është dënuar me 16 vite burg për rolin e tij në mashtrimin e investitorëve prej të cilëve vodhi 384 milionë dollarë raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Kang-mo së bashku me ekzekutivët e tij u shpallën fajtorë për mashtrimin e mijëra konsumatorëve të CoinUp duke u premtuar rikthim me 200% të investimeve të tyre në 4-10 javë pas blerjes.

Një gjykatës dënoi CFO e kompanisë Mr. Kwon dhe Mr. Shinmo me 11 vite burg. Disa ekzekutivë të tjerë gjithashtu janë dënuar mes 6 deri në 9 vite burg.

Ekzekutivët e CoinUp kishin bindur viktimat të investonin duke u premtuar fitime në shuma marramendëse. Hetuesit gjetën se Kang-mo kishte dërguar një gazetë të rremë në zyrat e CoinUp ku shfaqej duke qëndruar krahas presidentit Koreano Jugor Moon Jae-in në përpjekje për të mashtruar investitorët.

Gjykata e cila dha dënimet tha se CoinUp kishte operuar si një organizatë me shumë nivele ku ata që kanë investuar të parët shpërbleheshin nga ata që investonin më pas, një platformë klasike e një skeme piramidale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bursa e Nasdaq do të ofrojë informacion në kohë reale për vlerën e Bitcoin dhe Ethereum

Lajmet e fundit>