Harduer

Një Casio i pasur me tipare, bën edhe për YouTube

Publikuar , 30 Dhjetor 2008
0
Një Casio i pasur me tipare, bën edhe për YouTube

Me një tregues kuadri dhe butona të vegjël, Casio ka menaxhuar të përshtatë ekranin mbresëlënës 2.6 inç LCD të modelit EX-Z80. Me elegancën vjen edhe sakrifica: butonat e vegjël janë të vendosur shumë afër njëri-tjetrit dhe butoni i caktuar për video është aq afër këndit të sipërm sa që kur prek këndet e aparatit fillon të xhirojë.

Një tipar me të cilin duket se Casio krenohet, është aftësia për të krijuar video për YouTube. Në këtë konfigurim, aparati EX-Z80 regjistron video .mov në formatin e preferuar të YouTube H.264, i përshtatur për shikim online. Programi i aparatit përmban gjithashtu një ngarkues të veçantë për YouTube. Të gjatë dhe të mëdhenj, filmat e mi dolën shumë mirë, veçanërisht në kualitetet më të larta. Mjerisht, si shumica e aparateve me çmim rreth 200 dollarë nuk ka optikë të pastër kristal. Ngjyrat ishin shumë të mira, por fotografi të nuk ishin shumë të mprehta në skajet e jashtme. Pavarësisht mangësive, Casio Exilim EX-Z80 është një fotoaparat i vogël solid, që ofron tipare të shumta dhe interesante.

LEXO EDHE:  iFixit: Galaxy Fold është shumë delikat

Lajmet e fundit>