Lajmet

Një çift hakerësh hakuan rrjetin e hoteleve Holiday Inn

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Shtator 2022
Kompania Britanike operon mbi 6 mijë hotele në mbarë botën përfshirë brendet Holiday Inn, Crowne Plaza dhe Regent. Një çift hakerësh hakuan rrjetin e hoteleve Holiday Inn

Kriminelët kibernetikë që hakuan rrjetin e hoteleve Holiday Inn kontaktuan BBC-në duke thënë se hakimi u bë thjesht për dëfrim.

Duke përshkrua veten si një çift nga Vietnami, ata thanë se fillimisht kanë provuar një sulm me ransomware dhe më pas fshirë sasi të mëdha informacioni.

Ata kishin arritur të aksesonin dabazatat e kompanisë falë një fjalëkalimi shumë të dobëta “Qwerty1234.”

Kompania Britanike operon mbi 6 mijë hotele në mbarë botën përfshirë brendet Holiday Inn, Crowne Plaza dhe Regent.

Ditën e Hënë konsumatorët raportuan probleme me rezervimet. Për 24 orë IHG ju përgjigj ankesave në rrjetet sociale duke thënë se kompania po bënte një mirëmbajtje procesesh.

Hakerët që e quanin veten TeaPea kontaktuan BBC në aplikacionin e enkriptuar të komunikimit Telegram duke ofruar imazhe që provojnë se ata fshihen pas sulmit.

IHG konfirmoi se imazhet janë të vërteta dhe tregojnë sesi kanë fituar akses në emailet e brendshme të kompanisë, bisedat Microsoft Teams dhe direktoritë e serverëve.

Sulmi që ata ndërmorën ishte i atillë që të dhënat shkatërrohen në mënyrë të pakthyeshme.

Aksesin ata e fituan duke mashtruar një punonjës të IHG i cili shkarkoi maluerë përmes një emaili. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sulm kibernetik ndaj një prej kompanive më të mëdha në botë të hoteleve