Biznes

Një çift kinez shet vajzën për të blerë iPhone

Publikuar , 21 Tetor 2013
0
Një çift kinez shet vajzën për të blerë iPhone

Sipas një raporti nga The Independent, një çift në Kinë kanë shitur foshnjën e tyre për të blerë iPhone-n e fundit.

Çifti ka vendosur foshnjën e tyre për adoptim, duke e reklamuar atë përpara se vajza të lindte.

Sapo morën paratë, ata ishin arrestuar nga prokurorët në Shanghai. Ata tani ballafaqohen me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore. Të identifikuar në mediat lokale vetëm si Zotëri Teng dhe Zonja Zhang, çifti kishin kërkuar rreth 3,000-5,000 funta për vajzën e tyre. Ata shpenzuan paratë për të blerë një iPhone, e po ashtu edhe këpucë të shtrenjta dhe gjëra të tjera luksoze.

Ata në fakt mohojnë që motivet e tyre ishin vetëm financiare. Në vend të kësaj, ata thonë që dëshironin që dikush të merrte vajzën e tyre për t’i siguruar asaj një jetë më të mirë se sa që ata ishin në gjendje që t’i ofronin. “Ne nuk e dhamë fëmijën për të siguruar, fitime, por për t’i dhënë fëmijës garanci më të mirë,” tha për gazetën kineze Liberation Daily njëri nga prindërit.

Çifti tashmë ka dy djem, që kanë shkelur ligjin për të pasur vetëm një fëmijë në Kinë dhe ishin të papunësuar, pak të edukuar dhe jetonin larg prindërve të tyre.

Kur Zonja Zhang e pa veten shtatzënë, ajo kishte gënjyer tek fqinjët, duke iu thënë që ajo kishte një tumor në stomak. Ajo më pas e lindi foshnjën në shtëpi.

Vitin e kaluar, një adoleshent kishte shitur veshkën e tij për të blerë një iPhone dhe iPad. Një person madje kishte paguar disa persona që nuk kanë shtëpi për të qëndruar në rresht për të dhe për të blerë disa pjesë të iPhone që të mund t’i shiste. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gjigandi Kinez i gërmimit të monedhave kriptografike Bitmain shkurton gjysmën e fuqisë punëtore

iphone-5s

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>