Harduer

Një detaj i cili do ti bëjë kamerat e telefonëve Samsung brilante

Publikuar , 28 Janar 2019
0
Aktualisht iPhone XS ka një prej sensorëve më të mirë telefoto me zmadhim të lartë dhe Samsung ka ngelur pas në këtë drejtim. Një detaj i cili do ti bëjë kamerat e telefonëve Samsung brilante

Zmadhimi i kamerave ka qenë një prej inovacioneve më të mëdha të smartfonëve në vitet e fundit. Kamerat sot mund të zmadhojnë imazhin disa herë pa humbur cilësinë falë një sensori sekondar që ndryshe njihen edhe si sensorë telefoto. Aktualisht iPhone XS ka një prej sensorëve më të mirë telefoto me zmadhim të lartë dhe Samsung ka ngelur pas në këtë drejtim.

Por jo për shumë kohë. Mbase teknologjia e re e Samsung nuk do të jetë e disponueshme me Galaxy S10-ën, por sipas raportimeve gjigandi Korean do të blejë teknologjinë e një prodhuesi Kinez.

Bëhet fjalë për Corephotonics, teknologjinë e të cilit Samsung e ka blerë për 160 milion euro.

Oppo më përpara ka përdorur teknologjinë Corephotonics për të ofruar zmadhim 5x pa humbje cilësie në një prototip prezantuar në Kongresin Mobil Botëror.

Gjithashtu ky i fundit thuhet se po punon në një teknologji të ngjashme e cila përdor një prizëm për të ruajtur cilësinë e fotografisë me 10x zmadhim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  10 aplikacionet Android më të shkarkuar në muajin Gusht

Lajmet e fundit>