Harduer

Një dizajn radikal mund të rrisë jetëgjatësinë e baterive të smartfonëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Gusht 2019
0
Rastet janë të shumta të kopjimit flagrant sidomos në dizajn të iPhone por nganjëherë prodhuesi Kinez i elektronikës ja arrin të godasë në shenjë. Një dizajn radikal mund të rrisë jetëgjatësinë e baterive të smartfonëve

Xiaomi shpeshherë është akuzuar për vjedhjen flagrante të shumë inovacioneve të Apple dhe kjo qasje është ngulitur aq shumë në ADN e kompanisë.

Rastet janë të shumta të kopjimit flagrant sidomos në dizajn të iPhone por nganjëherë prodhuesi Kinez i elektronikës ja arrin të godasë në shenjë.

Xiaomi Mi 9 transparent është një shembull por e kemi fjalën për një tjetër inovacion. Një dizajn eco-friendly i cili përdor një panel diellor për tu karikuar.

Kompania ka aplikuar për një patentë dizajni të një telefoni me kapakët e pasmë prej paneli diellor pranë Zyrës Botërore të Pronësisë Intelektuale. Në dokumentacion shfaqeshin edhe disa skeçe të një smartfoni me ekran të plotë dhe panelin diellor të integruar që mbulon pjesë më të madhe të kapakut të pasmë.

Nuk dihet se kur Xiaomi ka planifikuar të lançojë letë telefon. LG dhe Samsung ka tentuar më parë. Bëhet fjalë për një dekadë më parë kur Samsung lançoi E1107 dhe Blue Earth 7550. Panelet diellore të këtyre telefonëve në 2010-ën mund të siguronin karikim sa për një telefonatë 10 minutëshe me një orë në diell.

Sakaq modeli LG Pop GD510 siguronte 2 minuta telefonatë duke mbajtur telefonin në diell për 10 minuta. Ju mjafton apo jo, diçka të tillë nuk e shihni shpesh tek telefonë apo pajisje të ndryshme dhe për Xiaomi do të ishte një arritje e madhe e cila do ta distanconte nga imazhi i keq që ka ndërtuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi planifikon një telefon me kamër 108-megapiksel

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>