Biznes

Një ekzekutiv Amerikan pushon nga puna 900 punonjës me një telefonatë në Zoom

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2021
Një ekzekutiv Amerikan pushon nga puna 900 punonjës me një telefonatë në Zoom

Shefi ekzekutiv i një kompanie Amerikane është kritikuar pasi pushoi nga puna 900 punonjës të stafit me një telefonatë të vetme në Zoom.

“Nëse jeni në këtë telefonatë, ju jeni pjesë e një grupi fatkeq që do të pushohet nga puna,” tha Vishal Garg, shef ekzekutiv i kompanisë Better.com.

Komente të shumta në median sociale thoshin ai ishte i ftohtë, i ashpër dhe mënyrë sesi njoftimin ishte e padenjë sidomos pak ditë përpara festave të fundvitit.

Gjatë telefonatës Garg tha “Herën e fundit që e kam bërë këtë kam qarë.”

“Do kisha dëshiruar që njoftimi të ishte tjetër. Do të doja që të ishim në pozita më të mira,” tha ai. Garg tha se performanca dhe produktiviteti i stafit së bashku me ndryshimet e tregut janë arsyet e pushimit nga puna të 15% të fuqisë punëtore të Better.com.

Ai nuk përmendi investimin prej 750 milionë dollarësh të SoftBank një javë më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft bashkëpunim me Johnson&Johnson