Lajmet

Një emërtim i çuditshëm i rrjetit wireless bllokon Wi-Fi e iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Qershor 2021
Duhet të shkoni në Settings - General - Reset - Reset Network Settings për të rikthyer funksionalitetin e Wi-Fi. Një emërtim i çuditshëm i rrjetit wireless bllokon Wi-Fi e iPhone

Kujdes kur vendosni emrin e Wi-Fi sepse mund të çojë në bllokimin e iPhone tuaj. Një hulumtues i sigurisë quajtur Carl Shou ka zbuluar një problem i cili bën që funksionaliteti Wi-Fi të dalë jashtë funksioni.

Nëse i vendosni rrjetit tuaj Wi-Fi një emërtim si “%p%s%s%s%s%n” dhe përpiqeni të kyçeni me iPhone tuaj në këtë rrjet, atëherë telashe ju presin.

Duhet të shkoni në Settings – General – Reset – Reset Network Settings për të rikthyer funksionalitetin e Wi-Fi.

Shkaku mbetet i paqartë por BleepingComputer spekulonte se mund të jetë një lexim i gabuar nga sistemi operativ iOS. E thënë thjeshtë iOS ngatërron elementët % me komanda programimi dhe variabla.

Schou tha se zakonisht përdor këto elementë për të ngatërruar pajisje të cilat janë zhvilluar dobët. Ai e testoi me iOS 14.4.2 dhe iOS 14.6 dhe funksionoi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Krijuesi i aplikacionit Fortnite nuk mund të zhvillojë më aplikacione për iPhone dhe iPad