Blog

Një fabrikë alumini e periudhës Sovjetike shndërrohet në minierën më të madhe të kriptomonedhave në Rusi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Nëntor 2019
0
Fabrika u shndërrua në qendër të dhënash nga miliarderi Rus Oleg Deripaska dhe konsumon afërsisht 100-megavat, aq sa duhet për të furnizuar 100,000 shtëpi. Një fabrikë alumini e periudhës Sovjetike shndërrohet në minierën më të madhe të kriptomonedhave në Rusi

Qendra më e madhe e të dhënave në Bashkimin Sovietik, BitRiver, u hap një vit më parë në qytetin Bratsk të Siberisë dhe shumica e klientëve mund ta përdorin për të gërmuar kriptomonedha.

Qendra e të dhënave u jep mundësinë gërmuesve të përfitojnë nga kostoja e ulët e energjisë. Ajo gjendet sot në vendin e një fabrike Sovietike ndërtuar në 1960 për të shkrirë alumin.

Kushtet e ftohta klimaterike bëjnë të mundur që harduerët e gërmimit të punojnë me më efikasitet duke ulur kostot e ajrimit.

Fabrika u shndërrua në qendër të dhënash nga miliarderi Rus Oleg Deripaska dhe konsumon afërsisht 100-megavat, aq sa duhet për të furnizuar 100,000 shtëpi.

Sipas Bloomberg, ligji Rus nuk e njeh aktivitetin e gërmimit të kriptomonedhave. Për shkak të kësaj hapësire gri të ligjit, BitRiver nuk përfshihet direkt në gërmim opr ofron vetëm pajisjet dhe shërbimet teknike për klientët në Japoni, Kinë dhe SHBA duke operuar si çdo qendër tjetër të dhënash. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy S10 do të vijë në ngjyrë të verdhë

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>