Lajmet

Një firmë koreane zbulon të dhëna për iPhone 6 dhe Galaxy S5

Publikuar , 04 Shkurt 2014
0
Një firmë koreane zbulon të dhëna për iPhone 6 dhe Galaxy S5

ip6Firma koreane e sigurisë KDB Daewoo ka dërguar të dhëna rreth iPhone 6 dhe Samsung Galaxy S5 klientëve të saj këtë të hënë.

Raporti tregon se iPhone 6 do të jetë në dy versione, njëri me ekran 4.7 inç dhe tjetri me ekran 5.5 inç. Rezolucioni i ekranit do të jetë respektivisht 1080 x 1920 dhe 1280 x 2272. Ndryshime të tjera përfshijnë një procesor të ri 64bit A8 dhe 2 GB RAM.

Ndërkohë që kamera e pasme do të mbetet 8 MP, ajo frontale do të jetë 3.2 MP citohet ne raport. Kompania Apple më në fund do të përfshijë në këtë version edhe modelin e shumë përfolur 128 GB në linjën e saj të smartfonëve.

Po ashtu përflitet dhe që iPhone 6 do të vijë me versionin 7.2 të iOS. Kjo do të ishte e pazakontë pasi që çdo model i ri iPhone vjen me një përditësim madhor në sistemin operativ iOS që mund të ishte iOS 8. Mendohet që iPhone 6 do të lançohet mes katër mujorit të dytë dhe të tretë të këtij viti.

Ndërkohë që pritet dhe lançimi i versionit S5 të linjës Galaxy nga Samsung, ku firma koreane nuk e lë jashtë as këtë pajisje pa cituar disa të dhëna. Galaxy S5 pritet të ketë një ekran 5.2 inç AMOLED me rezolucion 1440 x 2560, që do të thotë me një densitet pixelash prej 560 ppi.

Në varësi të modelit S5 do të jetë i pajisur me procesor 4 bërthamësh 2.5 Ghz Snapdragon 805 ose me procesor 8 bërthamësh 64bit 2Ghz Exynos 6. Pritet të ketë 3 GB RAM me modele 32 GB, 64 GB dhe 128 GB.

LEXO EDHE:  Me iOS 12 performanca e iPhone 6 rritet me 40%

Kamera e pasme 16 MP dhe frontale 3.2 MP, pajisja do të ketë versionin 4.4 Kit Kat të Android-it dhe do të fuqizohet nga një bateri 3200 mAh. Mendohet se do të lançohet në katër mujorin e dytë të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>