Harduer

Një foto dhe një lente kontakti tallen me sigurinë e skanerit të irisit në Galaxy S8

Publikuar , 23 Maj 2017
0
Mjaftoi një foto me një kamër dixhital dhe një lente kontakti mbi fotografinë për të manipuluar skanerin e irisit. Një foto dhe një lente kontakti tallen me sigurinë e skanerit të irisit në Galaxy S8 Photo Source: CCC

Teknologjia e Samsung për skanimin e syrit e përdorur në Galaxy S8-ën u mashtrua nga një foto dhe lente kontakti.

I njohur ndryshe edhe si skaneri i irisit, kjo teknologji përdoret për të zbllokuar telefonin thjesht duke parë në drejtim të tij dhe që Samsung lavdërohet me të për sigurinë e lartë që ka.

Megjithatë hulumtuesit e sigurisë pranë Chaos Computer Club kanë arritur me lehtësi të mashtrojnë telefonin. Samsung konfirmoi se ishte në dijeni të problemit që hulumtuesit kishin përdorur për të anashkaluar këtë nivel sigurie.

Mjaftoi një foto me një kamër dixhital dhe një lente kontakti mbi fotografinë për të manipuluar skanerin e irisit.

Ekipi i hulumtuesve postoi videon ku Galaxy S8 zhbllokohej me një sy të rremë të cilën mund ta ndiqni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Android Pie i disponueshëm për Galaxy Note 9

Lajmet e fundit>